KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti kritikon sistemin e drejtësisë për mosgjykimin e kriminelëve të luftës
Politikë

Kurti kritikon sistemin e drejtësisë për mosgjykimin e kriminelëve të luftës

Kosova News
Kosova News 22:59 -30/05/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Prokuroria Speciale duhet të jetë më efikase në ndjekjen e kriminelëve të luftës, duke kritikuar se gjykimi në mungesë është mundësuar tash e pesë vjet, por sipas tij pa rezultat.

Kurti ka shkruar në Facebook të enjten se Kosovës i duhen prokurorë të mençur dhe gjykatës efikasë e të ditur “që t’i sjellin para drejtësisë të gjithë ata që janë përgjegjës për krimet e kryera gjatë luftës”.

“Janë bërë pesë vjet prej kur institucioneve tona të drejtësisë u është mundësuar ndjekja penale dhe gjykimi i kriminelëve të luftës edhe në mungesë të tyre. Pesë vjet nga politika shtetërore që sjellë mundësi më të shpejtë për drejtësi. Pesë vjet nga thirrjet e para për të shfrytëzuar aparaturën shtetërore në dispozicion për të ngritur aktakuza kundër kriminelëve e krimeve të tyre monstruoze kundër popullit tonë. Pesë vjet pa rezultat”, është shprehur ai.

Kurti ka shtuar se tash është “koha e fundit të ketë drejtësi për viktimat e luftës”, duke theksuar se Qeveria ka rritur buxhetin e Këshilli Prokurorial duhet “urgjentisht t’i rrisë kapacitetet për adresim të krimeve të luftës”.

“Në përpjekjet tona për drejtësi për viktimat e luftës së viteve 1998-1999, adresimi i krimeve të Serbisë të kryera në Kosovë duhet të jetë prioritet. Nga të gjitha masakrat ka dëshmitarë dhe dëshmi, të cilat Prokuroria do të duhej t’i kthej në dosje provash për aktakuza për krime lufte. Republikës dhe popullit i duhen prokurorë aktivë e të mençur, dhe gjykatës efikasë e të ditur, të sjellin para drejtësisë të gjithë ata që janë përgjegjës për krimet e kryera gjatë luftës. Një pjesë e emrave të tyre dihen publikisht e shumë prej tyre njihen nga të mbijetuarit e nga familjarët e viktimave. Andaj, bëjmë thirrje sërish që shtylla tjetër e pushtetit në Kosovë, sistemi i drejtësisë, të veprojë, sepse është koha e fundit të sjellin drejtësi për viktimat e luftës”, shtoi ai.

Qeveria ka rritur buxhetin, andaj bëjmë thirrje që Këshilli Prokurorial urgjentisht të rrisë kapacitetet për adresim të krimeve të luftës.

25 vjet pas luftës, pa drejtësi për viktimat.

Prokuroria speciale duhet të jëtë më aktive e efikase që të sjellë kriminelët para drejtësisë. Aktakuzat e ngritura për gjykim në mungesë për krimet e luftës mund të numërohen në gishta.

Gjykimi e dënimi i kriminelëve të luftës është detyrë e obligim. Për vuajtjet e së kaluarës dhe shpresën për të ardhmen. Për sakrificën e atyre që i humbëm në luftë dhe për brezat që po rriten në liri.

Gjithashtu lexoni:

Tjetër valë raketash Izrael – Iran

SHBA falënderon Kosovën për pranimin e migrantëve të larguar nga Amerika: Jeni vendi i parë në Evropë që e bëni këtë

Jeton Mushkolaj, kandidat i LDK-së për kryetar të Deçanit

Osmani për nënkampionen e botës në xhudo: Distria, krenaria jonë

Britania e Madhe dërgon aeroplanë luftarakë në Lindjen e Mesme

Kosova News 30/05/2024 30/05/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
25°C
Pristina
clear sky
26° _ 24°
36%
4 km/h
Sat
24 °C
Sun
26 °C
Mon
29 °C
Tue
28 °C
Wed
28 °C

Lajmet e Fundit

Tjetër valë raketash Izrael – Iran
22:50 -14/06/2025
SI REAGOI BOTA NDAJ KRIZËS IRAN-IZRAEL? Thirrjet globale për paqe dhe qëndrimi i Kosovës
22:06 -14/06/2025
Trump dhe Putin diskutojnë konfliktin Izrael-Iran në një telefonatë
21:44 -14/06/2025
Rui Costa bllokon transferimin e yllit të Benficës tek Real Madridi
21:40 -14/06/2025
ASH: VLEN edhe pse janë pjesë e qeverisë, vazhdojnë të sillen si opozitë duke u shmangur nga përgjegjësitë institucionale
21:37 -14/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?