KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti: Kriminelët dhe rusofilët do të dështojnë, Kosova do të fitojë
Siguri

Kurti: Kriminelët dhe rusofilët do të dështojnë, Kosova do të fitojë

Kosova News
Kosova News 21:23 -10/12/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se kriminelët dhe rusofilët do të dështojnë, ndërsa Kosova do të fitojë, pas bllokimit të rrugëve në veri nga strukturat paralele të shtunën.

Kurti ka theksuar se mosdënimi i veprimeve të serbëve në veri nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sipas tij, do ta nxisin Beogradin zyrtar për më shumë destabilizim të Kosovës.

“Çdo mosdënim i vendosur nga ana e BE-së dhe ShBA-ve i kësaj dhune të orkestruar do të inkurajojë Beogradin zyrtar për më shumë nxitje për destabilizim të Kosovës”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Ka bërë thirrje që barrikadat në veri të hiqen menjëherë.

“Ministri i Brendshëm Sveçla është në kontakt me Komandantin e KFOR-it Ristuccia. Barrikadat e kriminelëve me maska në veri duhet të hiqen menjëherë. Kosova është vend i qytetarëve të lirë e punëtorë, pa dallim etnie e feje, gjinie e moshe. Kriminelët dhe rusofilët do të dështojnë. Republika e Kosovës do të fitojë”, ka shkruar tutje Kurti.

Serbët gjuajnë me armë drejt policisë në Veri

Shkrimi i Albin Kurtit në Facebook:

Ka disa ditë që Serbia kërcënon Kosovën me agresion. Presidenti dhe kryeministrja e Serbisë bëjnë thirrje për kthimin e ushtrisë serbe në Kosovë. Një mijë ushtarë thonë, duke u thirrur në Rezolutën 1244 (1999) të KS të OKB-së.

Ata duan një kthim të dyfishtë. E para, kthim në kohën e Milosheviqit dhe të luftës. Së dyti, që çështja e Kosovës të kthehet në OKB dhe sa më larg BE-së.

Si reagim ndaj propozimit të BE-së të mbështetur nga Franca e Gjermania (dhe ShBA-të), duan kthim te KS i OKB-së ku ndodhet vetoja e Rusisë (dhe Kinës).

Kosova është shtet evropian, demokratik dhe pro-amerikan. Me këtë udhëheqje që ka, Serbia është autokratike, pro-aziatike dhe luftënxitëse. Ne nuk duam konflikt, ne duam paqe dhe progres, por agresionit do t’i përgjigjemi me gjithë fuqinë që kemi.

Tash që as targat e automjeteve dhe as datën e zgjedhjeve nuk mund t’i përdorin si pretekst, strukturat ilegale të Serbisë të shndërruara në banda kriminale u zbuluan në etjen e tyre për zjarr e gjak.

Çdo mosdënim i vendosur nga ana e BE-së dhe ShBA-ve i kësaj dhune të orkestruar do të inkurajojë Beogradin zyrtar për më shumë nxitje për destabilizim të Kosovës.

Ministri i brendshëm Sveçla është në kontakt me Komandantin e KFOR-it Ristuccia. Barrikadat e kriminelëve me maska në veri duhet të hiqen menjëherë. Kosova është vend i qytetarëve të lirë e punëtorë, pa dallim etnie e feje, gjinie e moshe. Kriminelët dhe rusofilët do të dështojnë. Republika e Kosovës do të fitojë.

Gjithashtu lexoni:

KFOR-i trajnon ushtarët amerikanë për ndërhyrje ajrore kundër zjarreve

Policia e Kosovës dhe KFOR-i zhvillojnë ushtrim të përbashkët në veri të vendit

Policia e Kosovës nis fushatën për mbrojtjen e këmbësorëve dhe çiklistëve

Vrasjet e ushtarëve shqiptarë të vrarë në armatën e ish-Jugosllavisë, plagë të hapura që kërkojnë drejtësi

Isufaj i Prokurorisë Speciale takon ambasadorin Hargreaves, flasin për ngritjen e kapaciteteve të hetimeve

Kosova News 11/12/2022 10/12/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
broken clouds
12° _ 11°
88%
1 km/h
Mon
19 °C
Tue
15 °C
Wed
17 °C
Thu
20 °C
Fri
9 °C

Lajmet e Fundit

KFOR-i trajnon ushtarët amerikanë për ndërhyrje ajrore kundër zjarreve
19:57 -12/05/2025
E-Kosova vjen me dy shërbime të reja
19:44 -12/05/2025
Osmani nderohet me Çmimin Evropian “Coudenhove-Kalergi” në Austri
19:35 -12/05/2025
Policia e Kosovës dhe KFOR-i zhvillojnë ushtrim të përbashkët në veri të vendit
19:30 -12/05/2025
Ministrja Nagavci viziton nxënësit në ditën e parë të testit PISA 2025
18:55 -12/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?