KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti: Kosova synon të bëhet ekonomi dhe vend i orientuar drejt eksportit
Politikë

Kurti: Kosova synon të bëhet ekonomi dhe vend i orientuar drejt eksportit

Kosova News
Kosova News 22:37 -23/10/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti mirëpriti në ndërtesën e Qeverisë, Presidentin e Republikës së Maltës, George Vella, i cili por qëndron një vizitë zyrtare në vendin tonë.Teksa i uroi mirëseardhje në Kosovë, kryeministri Kurti u shpreh falënderues për mbështetjen në kohë të vështira për vendin dhe mirënjohës për njohjen, përkrahjen në organizata ndërkombëtare, në veçantë gjatë procesit të anëtarësimit në Bankën Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm të Maltës me Republikën e Kosovës.

Ai e njoftoi Presidentin Vella për qeverisjen dhe progresin në vend, indikatorët ekonomikë dhe arsyet se pse Kosova paraqet mundësi të mirë për investitorë të huaj. Duke iu referuar të dhënave mbi trendin pozitiv të eksporteve, kryeministri Kurti tha se Kosova synon të bëhet ekonomi dhe vend i orientuar drejt eksportit, ndërkaq duke iu referuar raporteve ndërkombëtare si ai i Transparency International, Reporterëve pa Kufi dhe Projektit të Drejtësisë Botërore (WJP) tha se imazhi i vendit është përmirësuar shumë. Kryeministri shtoi se marrëdhëniet e mira ndërmjet Kosovës dhe Maltës duhet të shoqërohen me bashkëpunim edhe më të shtuar në fushën e ekonomisë dhe të shkëmbimeve tregtare, teksa theksoi edhe rolin e rëndësishëm që Malta mund ta luajë në raport me disa shtete mos-njohëse dhe integrimin e mëtejmë të Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Presidentin Vella u shpreh falënderues për mikpritjen. Tha se mbështetja e Maltës për Kosovën ka qenë përherë e sinqertë dhe se do të vazhdojë të jetë e tillë edhe më tej. Ajo mbështetë plotësisht perspektivën evropiane të Kosovës, konsideron se Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret për liberalizim të vizave dhe është e gatshme që të ndihmojë Kosovën në anëtarësimin e mëtutjeshëm në organizata ndërkombëtare dhe me vendet mos-njohëse. Marrëdhëniet tona dypalëshe nuk kanë kufij, u shpreh Presidenti Vella.

Në takim gjithashtu u fol edhe për bashkëpunimin rajonal, Procesin e Berlinit, perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor, ballafaqimin me krizën evropiane energjetike dhe sigurinë e rajonit e të kontinentit pas agresionit të provokuar të Federatës Ruse ndaj Ukrainës.

Gjithashtu lexoni:

Peci vlerëson Berishën: Si ai duhet të sillen shumica e deputetëve

Haxhiu: Nuk ka pasur ndryshim të rendit të ditës, opozita po bllokon pa arsye

IKD: Moskonstituimi i Kuvendit rrezikon bllokimin e institucioneve të pavarura

Kuvendi nuk konstituohet as në tentimin e 43-të

Kusari-Lila flet për dy zgjidhje të mundshme për ngërçin në Kuvend

Kosova News 23/10/2022 23/10/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
22°C
Pristina
few clouds
23° _ 21°
54%
2 km/h
Mon
36 °C
Tue
34 °C
Wed
26 °C
Thu
20 °C
Fri
22 °C

Lajmet e Fundit

Peci vlerëson Berishën: Si ai duhet të sillen shumica e deputetëve
12:14 -07/07/2025
Haxhiu: Nuk ka pasur ndryshim të rendit të ditës, opozita po bllokon pa arsye
11:56 -07/07/2025
IKD: Moskonstituimi i Kuvendit rrezikon bllokimin e institucioneve të pavarura
11:46 -07/07/2025
Kuvendi nuk konstituohet as në tentimin e 43-të
11:31 -07/07/2025
I refuzohet kërkesa Thaçit për veçim të procedurës në rastin kundër administrimit të drejtësisë
11:23 -07/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?