KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti: Kompanitë para pak vitesh as nuk e dinin ku është Kosova në hartë, e tash ankohen vetëm për bileta të aeroplanit
Ekonomi

Kurti: Kompanitë para pak vitesh as nuk e dinin ku është Kosova në hartë, e tash ankohen vetëm për bileta të aeroplanit

Kosova News
Kosova News 12:15 -15/12/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Në konferencën vjetore të organizuar nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, respektivisht Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA) janë prezantuar performanca Industriale 2025 dhe planet për mbështetjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (NVM) për vitin e ardhshëm.

Para rreth 200 bizneseve sa ishin të pranishme, Kryeministri në detyrë Albin Kurti tha se Kosova është vendi më i sigurt, më demokratik dhe financiarisht më i qëndrueshëm, që sipas tij indikatorët ndërkombëtar tregojnë më pak krim të organizuar dhe shumë më pak korrupsion.

“E sot jemi në fund të një viti ku Kosova është konfirmuar si një prej historive më të mira të suksesit në rajon. Një vend më i sigurt, më demokratik dhe financiarisht më i qëndrueshëm. Indikatorët ndërkombëtarë tregojnë më pak krim të organizuar, shumë, shumë më pak korrupsion, më shumë sundim të ligjit dhe një demokraci e cila forcohet nga viti në vit. Borxhi ynë publik është më i ulëti në Evropë, rreth 16 për qind të bruto produktit vendor, që ka mundësuar që Qeveria e Kosovës të ketë politika sovraniste. Pastaj rritja ekonomike mbi 4 për qind. Vlerësimi kreditor sovran. Sektori bankar përgjithësisht i kapitalizuar mirë. Këto nuk janë vetëm numra për raporte, por garanci për juve, investitorë e pjesëmarrës, se Kosova është adresë serioze për investime afatgjata.  Ky stabilitet dhe kjo demokraci nuk janë luks politik, janë themeli mbi të cilin ndërtohet zhvillimi ekonomik. Kur qytetarët ndihen të sigurt natën, kur gjykatat janë më të pavarura, kur administrata është më profesionale, atëherë edhe një investitor nga Zvicra, Gjermania e diaspora jonë e sheh Kosovën jo më si rrezik, por si një shans”, tha Kurti.

Sipas Kurti është përgjysmuar edhe papunësia duke theksuar edhe rolin e Qeverisë.

- Reklamë -

“Papunësia është edhe më shumë se e përgjysmuar. Mbi 85 mijë vende të reja të punës janë të regjistruara, eksportet janë dyfishuar, kurse investimet e huaja direkte janë rritur mbi dyfish krahasuar me qeveritë e kaluara. Qeveria mund të krijojë kushtet, por këto rezultate i keni prodhuar ju me punën, rrezikun dhe inovacionin tuaj. Ne jemi munduar që t’iu mos ju pengojmë, e jo rrallë edhe t’iu ndihmojmë. Por ky sukses ju takon juve. Ju e bartni barrën e punësimit dhe jeni faktori kryesor i zhvillimit. Gjatë qeverisjes sonë e kemi ulur barrën administrative, kemi digjitalizuar shërbimet, kemi reformuar legjislacionin për investime, konkurrencë të tregut dhe mbrojtje të konsumatorit, në harmoni me standardet e BE-së”, nënvizoi ai.

E teksa foli për Konventën e Prodhimit të Drurit ai tha se derisa vite më parë kompani të huaja nuk dinin ku është Kosova në hartë, sot ato ankohen për bileta të aeroplanit.

“Kishim Konventën e Prodhimit të Drurit në javën e tretë të nëntorit, që ka konsoliduar imazhin tonë si vend i prodhimit fleksibil, me dizajne të bukura moderne dhe me fuqi punëtore konkurruese. Këto tre grupe sektorësh janë kthyer në aktivitete flamurtare dhe çdo vit ato po sjellin gjithnjë e më shumë investitorë të huaj. Kompani nga rajoni, diaspora jonë, por edhe brenda vendit, që para pak vitesh as nuk e dinin ku është Kosova në hartë. Tash jo vetëm që e dinë, por shpesh ankohen për biletat e aeroplanit, të cilat po i pengojnë më shumë për nga çmimi sesa rregullat tona të tregtisë për nga përmasa, dhe kjo është shenjë e mirë. Kur transformohen ankesat, është sinjal i progresit”, deklaroi Kurti.

E ministrja në detyrë e MINT, Rozeta Hajdari tha se industria prodhuese përbë një shtylël kyçe të zhvillimit ekonomik.

 “Industria prodhuese përbën një shtyllë kyçe të zhvillimit ekonomik. Është thelbësore për rritjen e qëndrueshme për krimin e vendeve të punës dhe për forcimin e kapaciteteve eksportuese të vendit tonë. Prandaj zbatimi i masës së strategjisë për zhvillim industrial dhe mbështetje të biznesi 2030 me ndërhyje të rregullatorit kanë dhënë kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e industrisë  në Kosovë. Në vitin 2024 ekonomia e Kosovës regjistroi një rritje reale prej 4.4 për qind ku industria përpunuese luajti një rol të rëndësishëm në këtë rezultat pozitiv. Kontributi kryesor i vlerës së shtuar të prodhimit në bruto produktin vendor arrit në 13.1 për qind, në nivel mbi mesataren e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Kjo tregon se industria e Kosovës po konsolidohet t si një sektor kyç për zhvillimin ekonomik vetëm gjatë këtij viti studimet dhe analizat që kryejmë nga MINT siç janë identifikimi i nevojave për fuqi punëtorë të kualifikuar në industri, studimi i resurseve natyrore, analiza për industri qarkore dhe skemat mbështetëse për industri”, tha ajo.

Gjithashtu lexoni:

Muja nënshkruan Udhëzimin Administrativ për subvencionet 2026, rritet mbështetja për fermerët

Nis ndërtimi i urës së tretë mbi lumin Ibër, Kurti: Sa më shumë ura, aq më e fortë lidhja

Policia jep detaje për arrestimin e dy zyrtarëve komunalë në Mitrovicë të Veriut

Lirohen nga stacioni policor kreu i Mitrovicës së Veriut Radojeviq dhe kryesuesi i Kuvendit

Tentuan ta ngjyrosnin simbolin “I Love Mitrovica”, arrestohen kryetari dhe kryesuesi i Kuvendit të Mitrovicës së Veriut

Kosova News 15/12/2025 15/12/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
26°C
Pristina
overcast clouds
26° _ 26°
50%
1 km/h
Fri
26 °C
Sat
25 °C
Sun
24 °C
Mon
25 °C
Tue
27 °C

Lajmet e Fundit

“Gjuha shqipe nuk negociohet”, studentët protestojnë para ambasadës së Maqedonisë së Veriut në Kosovë
15:53 -05/06/2026
“Luani nga Gjilani” që nga dita e parë në VETËVENDOSJE, kërkon besimin e qytetarëve më 7 qershor
15:21 -05/06/2026
Muja nënshkruan Udhëzimin Administrativ për subvencionet 2026, rritet mbështetja për fermerët
15:13 -05/06/2026
KQZ apel qytetarëve: Votimi familjar është i ndaluar dhe vepër penale
15:09 -05/06/2026
Sot do të mbyllet përkohësisht një korsi e autostradës “Arbën Xhaferi”
14:33 -05/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?