Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, thotë se kanë shprehur interesim që të sillen ushtarë shtesë në Kosovë.
Ai thotë se megjithatë u takon KFOR-it dhe NATO-s të vendos kur, sa dhe si do të sillen ushtarët shtesë në Kosovë.
“Ne kemi shprehur gatishmërinë, interesimin megjithatë u takon KFOR-it dhe NATO-s se kur dhe sa e si do të sillen ushtarë shtesë në Kosovë. Mos të harrojmë që Kosova po investon vetë në mbrojtje.
Kur kemi parë grupe militare, pro ruse si Ujqit e Natës dhe mercenarët e Vagnerit në kufirin midis Kosovës dhe Serbisë me shenjat e tyre dhe me parullat që thoshin ‘Lutuni zotit dhe mbahuni te Rusia’, kur kësaj i shtohet fakti që Serbia ka kërkuar që të kthehen 1000 ushtarët në Kosovë, pikërisht është e rëndësishme të shtohet numri i ushtarëve të NATO-s. Natyrisht këto janë vendime që merren diku tjetër, ndërkaq natyrisht se Serbia mori përgjigje negative nga KFOR-i”, tha Kurti në RTK.


