KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti i kërkon Bërnabiqit të nënshkruajnë Marrëveshjen e Ohrit
Politikë

Kurti i kërkon Bërnabiqit të nënshkruajnë Marrëveshjen e Ohrit

Kosova News
Kosova News 20:22 -16/10/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë me dije se sot i ka thënë kryeministres serbe, Ana Bërnabiq, që të nënshkruajnë marrëveshjen bazike dhe aneksin e Ohrit. Këto komente kreu i Qeverisë së Kosovës i ka bërë në konferencën për medie pas Samitit të Berlinit në Tiranë.

Kurti po ashtu tha se Bërnabiq nuk ishte e interesuar për një gjë të tillë.

“Sot gjatë takimit të drekës, kam kërkuar nga kryeministrja që ta nënshkruajmë marrëveshjen bazike dhe aneksin e Ohrit. Unë jam që të zbatohen ato pikërisht tani që presidenti Vuçiq është i zënë në Kinë, unë kam thënë le ta nënshkruajmë meqë është kaq shumë e interesuar për normalizim me Kosovën, por ajo sërish nuk ishte e interesuar”, tha Kurti.

“Në të njëjtën kohë kam dënuar edhe njëherë dhe kam kërkuar që të gjithë ta dënojnë sulmin terrorist kriminal aktin e agresionit të Serbisë në Kosovë që vrau rreshterin policor heroin e Kosovës,  Afrim Bunjakun dhe plagosjen e dy të tjerëve që paraqet cenim të integritetit territorial, sovranitetit shtetëror dhe sigurisë sonë nacionale kombëtare”, tha Kurti

Ai tha se Kosova ka nevojë për më shumë siguri sepse sulmet e tilla mund të përsëritën.

“Kemi nevojë për më shumë siguri për Kosovën, sepse këto sulme të vazhdueshme ju e mbani në mend që me 29 maj sulmuan KFOR-in ku dhjetëra ushtar të lënduan me 14 qershor. Po ashtu i rrëmbyen tre policët tanë ndërsa tash edhe e vranë një polic dhe është e rëndësishme të mos ketë episode të katër të këtyre mësymjeve kriminale të Serbisë të sponsorizara nga ajo”, tha Kurti.

Po ashtu ai tha se ka adresuar që ka edhe vende që nuk i kanë ratifikuar marrëveshjet e arritur.

“Këto marrëveshje të cilat i kemi bërë në nëntor të vitit të kaluar dhe në veçanti këtu duhet të theksuar faktin që nga ato tri marrëveshje që i patëm bërë aso kohe  njra nga ato nuk është  ratifikuar nga Bosnja dhe Hercegovina dhe për pasoj me datën 1 janar të viti 2024 të gjithë qytetarët e republikës së Kosovës do të mund të ushtojnë pa viza në zonën Shengen, mirëpo do të nevojiten vizat për të qarkulluar nga Kosova për në Bosnje e Hercegovinë dhe anasjelltas për shkak se atje nuk është ratifikuar marrëveshja ka të bëjë për qarkullimin lirë me ID karta”, tha Kurti.

Kurti foli edhe bashkëpunimin me Gjermaninë, për të cilin tha është partneri dhe aleati tejet i rëndësishëm i Kosovës.

“Kancelarit gjerman i jam falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë si në planin bilateral po ashtu edhe në kuadër të bashkimit evropian dhe të NATO-s. Gjermania është partneri dhe aleati dhe miku ynë tejet i rëndësishëm si për zhvillimin e dhe demokratizimin e brendshëm po ashtu edhe për integrimet evropian dhe euro atlantike”, tha Kurti.

Kurti: Kemi nevojë për siguri në Kosovë, të mos ketë episod të katërt të mësymjeve kriminale të Serbisë

Gjithashtu lexoni:

Hekurudha Durrës-Prishtinë, temë diskutimi në takimin Karakaçi-Basha

Numërohen rreth 40 për qind e votave me postë, këto janë rezultatet

Përfundon numërimi në të gjitha QKN-të, procedohen 100% e vendvotimeve

Numërohen mbi 35% e votave me postë: VV e para bindshëm, LDK e dyta dhe PDK e treta

Prishtina drejt përfundimit të numërimit: Kurti kandidati më i votuar, mbeten vetëm 10 vendvotime

Kosova News 16/10/2023 16/10/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
clear sky
11° _ 10°
84%
1 km/h
Sat
21 °C
Sun
26 °C
Mon
27 °C
Tue
26 °C
Wed
24 °C

Lajmet e Fundit

Siria mohon raportimet për planet për të ndërhyrë ushtarakisht në Liban
21:53 -13/06/2026
Trump: Nesër nënshkruajmë marrëveshjen më Iranin, menjëherë do të hapet Ngushtica e Hormuzit
21:22 -13/06/2026
KEK anulon tenderin për furnizim me pjesë rezervë të një mekanizmi
20:33 -13/06/2026
Hekurudha Durrës-Prishtinë, temë diskutimi në takimin Karakaçi-Basha
20:22 -13/06/2026
Thirrjet kundër Ramës në koncertin e Ylli Limanit, reagon kryeministri- Të neveritshme!
20:08 -13/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?