KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti: Gjatë vizitës në Mbretërinë e Bashkuar, krahas rrethanave aktuale diskutuam edhe për partneritetin ndërmjet dy vendeve
Politikë

Kurti: Gjatë vizitës në Mbretërinë e Bashkuar, krahas rrethanave aktuale diskutuam edhe për partneritetin ndërmjet dy vendeve

Kosova News
Kosova News 22:04 -01/11/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se gjatë vizitës në Londër ka takuar ministrin e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, James Cleverly.

Kurti ka thënë se e ka uruar ministrin Cleverly për detyrën e re, ndërsa ka bërë të ditur se kanë diskutuar për marrëdhëniet ndërshtetërore dhe për avancimin e bashkëpunimit rajonal, shkruan lajmi.net.

Kryeministri kosovar është takuar edhe me deputetë të Parlamentit Britanik.

“Në Parlamentin Britanik takova sot deputetët e Grupeve Parlamentare të Mbretërisë së Bashkuar, All Party Parliamentary Group (APPG), Harriett Baldwin, Stephen Doughty, Alex Sobel, Martin Vickers, Luke Pollard, Matthew Offord dhe Tony Lloyd. Deputetët premtuan përkrahje të plotë për Kosovën për anëtarësim në Këshillin e Evropës, në NATO dhe institucione tjera ndërkombëtare. Në takimin me liderin e Partisë Laburiste në Mbretërinë e Bashkuar, Sir Keir Starmer dhe zëvendësen e tij, znj. Angela Rayner, biseduam për miqësinë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar dhe për vlerat e interesat tona të përbashkëta. Sir Keir Starmer ofroi përkrahje për Kosovën në arenën dhe integrimet ndërkombëtare”, ka bërë të ditur Kurti në Facebook.

- Reklamë -

Gjatë vizitës në Londër, Kurti ka bërë të ditur se ka takuar edhe Sekretarin për Punë të Jashtme në hije të Partisë Laburiste në Mbretërinë e Bashkuar, David Lammy.

“Krahas rrethanave aktuale në politikën ndërkombëtare diskutuam edhe për partneritetin mes dy vendeve tona. Z. Lammy theksoi që përkrahja e Partisë Laburiste nuk ka munguar kurrë për Kosovën, sidomos që nga Kryeministri Tony Blair e deri më sot”, ka bërë të ditur Kurti.

Postimi i plotë në Facebook:

Në vizitën time në Londër, takova Ministrin e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, James Cleverly, të cilin e urova për detyrën e re. Biseduam për marrëdhëniet tona dypalëshe, si t’i forcojmë ato edhe më tej, si dhe për avancimin e bashkëpunimit rajonal.

Në Parlamentin Britanik takova sot deputetët e Grupeve Parlamentare të Mbretërisë së Bashkuar, All Party Parliamentary Group (APPG), Harriett Baldwin, Stephen Doughty, Alex Sobel, Martin Vickers, Luke Pollard, Matthew Offord dhe Tony Lloyd. Deputetët premtuan përkrahje të plotë për Kosovën për anëtarësim në Këshillin e Evropës, në NATO dhe institucione tjera ndërkombëtare.

Në takimin me liderin e Partisë Laburiste në Mbretërinë e Bashkuar, Sir Keir Starmer dhe zëvendësen e tij, znj. Angela Rayner, biseduam për miqësinë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar dhe për vlerat e interesat tona të përbashkëta. Sir Keir Starmer ofroi përkrahje për Kosovën në arenën dhe integrimet ndërkombëtare.

Takova edhe Sekretarin për Punë të Jashtme në hije të Partisë Laburiste në Mbretërinë e Bashkuar, z. David Lammy. Krahas rrethanave aktuale në politikën ndërkombëtare diskutuam edhe për partneritetin mes dy vendeve tona. Z. Lammy theksoi që përkrahja e Partisë Laburiste nuk ka munguar kurrë për Kosovën, sidomos që nga Kryeministri Tony Blair e deri më sot.

Gjithashtu lexoni:

Kurti mbyll fushatën: “Kjo verë dallon”

Kurti: Qeverisja e re do të sjellë investime të mëdha në mbrojtje

Policia dhe Prokuroria thirrje qytetarëve: Raportoni parregullsitë gjatë procesit zgjedhor

Diaspora voton masivisht, pjesëmarrja arrin 80.85%

KQZ-ja: 80.85% e të regjistruarve votuan në përfaqësi diplomatike

Kosova News 01/11/2022 01/11/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
broken clouds
17° _ 17°
87%
2 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C

Lajmet e Fundit

Kurti mbyll fushatën: “Kjo verë dallon”
22:40 -06/06/2026
Kurti: Qeverisja e re do të sjellë investime të mëdha në mbrojtje
22:38 -06/06/2026
Rama reagon ndaj mediave ndërkombëtare për protestën në Zvërnec: “Histeri digjitale”
22:33 -06/06/2026
Policia dhe Prokuroria thirrje qytetarëve: Raportoni parregullsitë gjatë procesit zgjedhor
22:30 -06/06/2026
Diaspora voton masivisht, pjesëmarrja arrin 80.85%
22:28 -06/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?