KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti: Gjatë trazirave në Veri janë përfshirë anëtarë të grupit “Wagner”
Siguri

Kurti: Gjatë trazirave në Veri janë përfshirë anëtarë të grupit “Wagner”

Kosova News
Kosova News 18:36 -10/09/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se disa nga personat e përfshirë në trazirat e ndodhura në veri të Kosovës, pak muaj më parë, kanë qenë pjesëtarë të grupit mercenar “Wagner”.

Kurti dha një intervistë për median estoneze “Delfi”, ku foli për shqetësimet në rritje për përfshirjen e vazhdueshme të Rusisë në tensionet e shtuara ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, veçanërisht në komunat veriore.

Ai tha se kishe marrë “letër kërcënuese nga terroristët” lidhur me sekuestrimin e një sasie të madhe të armëve dhe municionit në veri të vendit nga Policia e Kosovës.

Kreu i qeverisë së Kosovës foli edhe për posedimin e provave që “disa nga serbët që bojkotuan zgjedhjet ishin të lidhur me grupin Wagner, madje disa prej tyre ishin anëtarë të grupit mercenar”.

“Dje kemi konfiskuar një sasi të madhe municionesh dhe kallashnikovë nga një shtëpi në një komunë me shumicë serbe në veri të Kosovës. Pak para se të vija në intervistë, mora një tjetër letër kërcënuese nga terroristët, ku thuhej me tallje se armët që kishim sekuestruar ishin vetëm një pjesë e vogël e pajisjeve të tyre”, ka deklaruar Kurti.I pyetur nëse mendon se Rusia është e përfshirë në situatën e tensionuar në Kosovë, Kurti tha se ka “dëshmi se disa nga serbët që bojkotuan zgjedhjet ishin të lidhur me grupin Wagner, madje disa prej tyre ishin anëtarë të grupit”.

Kurti ka thënë më tej po ashtu se anëtarët e grupit Wagner dhe Ujqërit e Natës, një klub rus i motoçiklistëve i njohur për lidhjen e tij të ngushtë me Kremlinin, kishin hyrë në Kosovë nga Serbia dhjetorin e kaluar. Sipas tij, këta persona kishin krijuar lidhje të ngushta me organizatat terroriste që veprojnë në rajon.

“Kemi dëshmi se disa nga serbët që bojkotuan zgjedhjet ishin të lidhur me grupin Wagner, madje disa prej tyre ishin anëtarë të grupit. Disa anëtarë të Wagner dhe Ujqërve të Natës (një klub rus i tërbuar motoçikletash i mbështetur nga Kremlini – red.) erdhën në Kosovë nga Serbia dhjetorin e kaluar dhe kanë lidhje të ngushta me dy organizatat terroriste. Dhe një organizatë terroriste po dërgon kërcënime me vdekje për mua dhe ministrin tim të brendshëm”, tha ai.

Gjithashtu lexoni:

Përmbyllet numërimi nga përfaqësitë diplomatike, këto janë rezultatet

Numërimi i votave drejt fundit, LVV 44.11%, PDK 20.80% dhe LDK 17.11%

Sulmoi policët, i dyshuar dërgohet në repartin psikiatrik

Dyshime për falsifikim parash në Prishtinë, sekuestrohen mbi 200 monedha

Numërohen rreth 70% të votave nga ambasadat dhe konsullatat, Vetëvendosje kalon në 50 mandate

Kosova News 10/09/2023 10/09/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
clear sky
11° _ 10°
84%
1 km/h
Sat
21 °C
Sun
26 °C
Mon
27 °C
Tue
26 °C
Wed
24 °C

Lajmet e Fundit

Zvicra nuk do të ulë numrin e ushtarëve në Kosovë
13:26 -13/06/2026
Përmbyllet numërimi nga përfaqësitë diplomatike, këto janë rezultatet
13:12 -13/06/2026
Fushë – Kosova shpall gjendje emergjente në sektorin e mbeturinave
12:25 -13/06/2026
Kanadaja, rregulla të reja për përdorimin e rrjeteve sociale nga fëmijët
12:07 -13/06/2026
Numërimi i votave drejt fundit, LVV 44.11%, PDK 20.80% dhe LDK 17.11%
11:47 -13/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?