KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti: Forca e ligjit dhe shtetit të së drejtës nuk do ta lejojë dhunën e bandave kriminale (E plotësuar)
Politikë

Kurti: Forca e ligjit dhe shtetit të së drejtës nuk do ta lejojë dhunën e bandave kriminale (E plotësuar)

Kreshnik Llabjani
Kreshnik Llabjani 13:35 -01/08/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla kanë dalë në një  konferencë të përbashkët për medie, me ç’rast kanë dhënë detaje për zhvillimet e fundit në vend, sidomos për pjesën veriore, ku serbë të organizuar nga bandat kriminale nën ndikimin e Serbisë, bllokuan rrugët.

Kryeministri Albin Kurti se dhuna nuk do të tolerohet, ndërsa njoftoi paraprakisht se ka pasur nëntë barrikada dhe njerëz të armatosur që kanë ndaluar automjete e këmbësorë.

“Mbrëmë ka pasur të shtëna në drejtim të Policisë së Kosovës dhe 9 barrikada me njerëz të armatosur të cilët kanë ndaluar qytetarët në automjete e ata këmbësorë. Strukturat ilegale të Serbisë janë bërë banda kriminale, agresive si rrallë më parë. Nuk është e lehtë për shtetin tonë sepse ato i mbështet i gjithë aparati shtetëror i fqinjit tonë verior”, tha Kurti.

Ai tha se pati shkelje të shumta të ligjit me të cilat tha se po merret Policia e Prokuroria.

“Fatmirësisht nuk ka të plagosur me armë zjarri”, tha Kurti.

Kryeministri tha se pikat kufitare Jarinjë dhe Bërnjak mbeten ende të mbyllura sepse ende mbeten të bllokuara rrugët që shpiejnë atje.

Ai përsëriti zotimin se zbatimi i vendimeve të Qeverisë do të shtyhet kur të hiqen barrikadat dhe ato konsiderohen se janë hequr kur largohet edhe bllokimi i fundit për të cilin raporton Policia e Kosovës.

“Presim që gjatë ditës së sotme të hiqen të gjitha barrikadat. Ne kemi shtyrë këtë deri në 1 shtator me kushtin që të largohen barrikadat dhe të lejohet lëvizja e lirë. Përndryshe forca e ligjit dhe shtetit të së drejtës nuk do ta lejojë dhunën e bandave kriminale”, ka theksuar kryeministri Kurti.

Kurse ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka falënderuar gjithë policët e Kosoëvs që po qëndrojnë në veri për të mbajtur rend e ligjshmëri në vend.

Sfeçla ka dhënë detajet e fundit lidhur me situatën që po mbretëron në vend, sidomos në veri pasi dje bandat kriminale vendosën në rrugë kamionë dhe mjete të tjera të rënda për të kundërshtuar dy vendime të Qeverisë së Kosovës që kanë të bëjnë me targat dhe dokumentet serbe.

“Janë 11 qytetrarë të lënduar dhe ata kanë marrë trajtimet e nevojshme. Janë dëmtuar edhe disa vetura të qytetarëve dhe policisë nga strukturat ilegale e kriminale të aramtosura dhe për këtë policia i ka nisur hetimet”, tha ministri i Punëve të Brendshme.

Ai tha se sipas informacioneve të fundit disa barrikada kanë filluar të largohen, por ende ka bllokime nëpër rrugë pasi nuk janë larguar të gjitha.

Për shkak të vendimit të Qeverisë së Kosovës për targat dhe dokumentet serbe, serbët lokalë në Kosovë më 31 korrik vendosën barrikada në rrugët që çojnë në Jarinjë dhe Bërnjak.

Pas kërkesë së ShBA-së, Qeveria tha se do të shtyjë zbatimin e vendimeve për lëshimin e dokumenteve për hyrje-dalje për shtetasit e Serbisë që hyjnë në Kosovë dhe atë për ndryshimin e targave serbe, kur të hiqen bllokadat.

Ndërkaq vendimi për lëshimin e dokumenteve për hyrje-dalje, po zbatohet në katër pikat e tjera kufitare me Serbinë, të cilat janë të hapura.

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, tha se është i përgatitur të ndërhyjë nëse rrezikohet stabiliteti në veri të Kosovës./KosovaNews/

Gjithashtu lexoni:

LVV ushtron kallëzim penal për kryetarin e Prizrenit

Murati: Përparim Rama po rren, buxheti i Prishtinës u vonua nga komuna, jo nga Qeveria

Lladrovci: Sami Lushtaku më sulmoi nën brez, tha që unë e kam çuar Thaçin në Hagë

Lladrovci i bindur: Kandidat për kryetar të Drenasit ka veç një, e ai jam unë

E konfirmon IPK-ja: Arrestohen 5 zyrtarë policorë lidhur me incidentin në Lipjan

Kreshnik Llabjani 01/08/2022 01/08/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
22°C
Pristina
few clouds
23° _ 21°
54%
2 km/h
Tue
34 °C
Wed
26 °C
Thu
20 °C
Fri
22 °C

Lajmet e Fundit

LVV ushtron kallëzim penal për kryetarin e Prizrenit
23:31 -07/07/2025
Murati: Përparim Rama po rren, buxheti i Prishtinës u vonua nga komuna, jo nga Qeveria
22:55 -07/07/2025
KEK-u bën marrëveshje me punonjësit, për ndarjen e thëngjillit
22:43 -07/07/2025
Lladrovci: Sami Lushtaku më sulmoi nën brez, tha që unë e kam çuar Thaçin në Hagë
22:33 -07/07/2025
Presidenti iranian: Izraeli u përpoq të më vriste mua
22:25 -07/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?