KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti flet për ish- ministrin Latifi dhe trendët ekonomike të vendit: Po paguajmë borxhe – S’ka para për punët që nuk kryhen
Politikë

Kurti flet për ish- ministrin Latifi dhe trendët ekonomike të vendit: Po paguajmë borxhe – S’ka para për punët që nuk kryhen

Kosova News
Kosova News 15:45 -10/10/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

 Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur sot lidhur me trendët ekonomike të vendit, ndërsa tha se të arriturat e deritashme janë të pakontestuara. Ai pohoi se nuk janë duke kursyer mjete, por tashmë Qeveri e drejtuar prej tij, nuk jep para për punët që nuk kryhen. Kryeministri foli edhe për ish- ministrin Rifat Latifi, me të cilin tha se e vazhdon komunikimin.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është deklaruar të hënën për ish- ministrin Rifat Latifi, i cili dorëzoi detyrën pak ditë më parë.

Kurti tha se Latifi sa ishte ministër i Shëndetësisë, ka bërë krejt çfarë ka mundur. Sipas tij, ish- ministri është person që reflekton mbi punën e tij, dhe për këtë punë sa ishte ministër, punoi me kapacitet të plotë.

“Ministri i Shëndetësisë ka dhënë dorëheqje, nuk e kam shkarkuar. Ai për 10 muaj ka bërë krejt çfarë ka mundur. Nuk është person që nuk reflekton edhe mbi punën e tij. Me situatën dhe kapacitetet që i ka, ka thënë se kaq mund të bëjë. Do të vazhdoj komunikimin dhe bashkëpunimin me të, por jo në këtë detyrë. Nuk ekziston asnjë projekt që ka nisur e që ne do ta ndalim”, deklaroi Kurti.

- Reklamë -

Pas takimit me kryetarin e Gjilanit, Alban Hysenin, Kurti u shpreh se Qeveria nuk po e kursen buxhetin për ta shpenzuar në importin e energjisë, por siç u shpreh ai, paratë po shfrytëzohen por edhe po kursehen.

“Po tregojmë se është e mundshme të mos i shpenzojmë të gjitha paratë. Ne edhe zvogëlojmë borxhin, edhe kursejmë paratë. Kjo është Qeveri e mirë demokratike dhe nuk jep para për punët që nuk kryhen. Asnjëra prej shifrave (ekonomike v.j.) që kam prezantuar nuk mund të kontesohen. Të arriturat tona janë të pakontestueshme. Nuk mund të them që rritja e eksporteve dhe e bizneseve është dora e Qeverisë. Dora është e punëtorit, por ne e kemi vullnetin dhe detyrën”, tha ai.

Për borxhin e Komunës së Gjilanit, Kurti deklaroi se Hyseni i gjeti 26 milionë euro borxhe kur erdhi në qeverisje, e tash sipas tij, po paguhen.

Sipas Kurtit, për 10 muaj qeverisje, Gjilani i ka paguar 5 milionë euro borxhe.

“Takimi me Hysenin ishte takim për të mësuar për rezultatet e qeverisjes së drejtë të kryetarit Alban dhe të VV-së për këta 10 muaj, por edhe për planet në vijim. Prezantimi ishte i gjatë, për shkak edhe të punëve të mëdha. Është gjetur një borxh prej 265milionë, për 10 muaj janë zvogëluar 5 milionë euro borxh”.

I pyetur për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, kryeministri Kurti tha se ka bërë një propozim për kornizën e pergjithshme të dialogut, krahas propozimit frank-gjerman, por siç u shpreh Kurti, nuk janë propozime finale.

“Diskutohen modelet e ndryshme por nuk ka diçka përfundimtare, e aq më pak vendimtare. Më shumë ka ide që qarkullojnë mes Berlinit, Uashingtonit, Londrës, Romës, Parisit, Beogradit e Prishtinës”.

Kurse kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni u shpreh se po punojnë në disa projekte, e primar do të jetë projekti i Stadiumit të Gjilanit.

Për këtë projekt, Kurti tha se pati keqpërdorime, por sipas tij, është në rrugë të mbarë.

“Shqetësimet kryesore të qytetarëve të Gjilanit janë edhe të Qeverisë dhe të udhëheqjes komunale këtu. Disa projekte që i kemi gjetur me shkelje përbrenda, s’kemi mund t’i vazhdojmë. S’mund të bëjmë mbindërtim mbi shkeljet e gjetura. Stadiumi i Gjilanit është projekt i yni, por duhet edhe të përfundohet me sukses, edhe pa shkelje”.

Gjithashtu lexoni:

Nis Samiti BE–Ballkani Perëndimor në Tivat, Kosova përfaqësohet nga Albulena Haxhiu

Vetëvendosje mban tubim në Mitrovicë, Kurti premton investime të shumta në tërë Kosovën

Haxhiu në mbështetje të dr. Metë Shatrit: Studentët dhe rinia mbeten prioritet i qeverisjes sonë

Dr. Metë Shatri synon të çojë zërin e profesionistëve në Kuvend

Kërçeli së bashku me Kurtin dhe Rizvanollin, kafen e mëngjesit te gastronomi Veton Zuka

Kosova News 10/10/2022 10/10/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
14° _ 13°
89%
1 km/h
Fri
24 °C
Sat
23 °C
Sun
25 °C
Mon
26 °C
Tue
24 °C

Lajmet e Fundit

Nis Samiti BE–Ballkani Perëndimor në Tivat, Kosova përfaqësohet nga Albulena Haxhiu
08:53 -05/06/2026
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara
08:47 -05/06/2026
Vetëvendosje mban tubim në Mitrovicë, Kurti premton investime të shumta në tërë Kosovën
22:44 -04/06/2026
Haxhiu në mbështetje të dr. Metë Shatrit: Studentët dhe rinia mbeten prioritet i qeverisjes sonë
22:36 -04/06/2026
UP-ja nënshkruan memorandum mirëkuptimi me CIHEAM Montpellier dhe CIHEAM Zaragosa
21:16 -04/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?