KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti falënderon NATO-n: Faleminderit që më 1999 u përfshitë në operacionet ushtarake për çlirimin e Kosovës
Politikë

Kurti falënderon NATO-n: Faleminderit që më 1999 u përfshitë në operacionet ushtarake për çlirimin e Kosovës

Kosova News
Kosova News 19:47 -12/06/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në 24-vjetorin e Çlirimit të Kosovës, ka thënë se kjo ditë erdhi pas dhimbjeve e shumë humbjeve të popullit kosovar.

Kurti, potencoi se kjo ditë erdhi edhe pas shumë masakrave dhe një gjenocidi që u ndalë nga aleanca më e madhe ushtarake e botës demokratike dhe historisë së njerëzimit NATO.

“Shpërbërja e Jugosllavisë filloi në Kosovë dhe solli edhe fundin e okupimit të Serbisë, demonstrata e studentëve, greva e minatorëve u shndërrua në lëvizje popullore”, u shpreh Kurti.

“Çlirimi erdhi pas shumë dhimbjeve, vuajtjeve, humbjeve të popullit të Kosovës, pas sakrificës të Jasharve, pas luftës së UÇK-së. Erdhi pas shumë masakrave dhe një gjenocidi që u ndalë nga aleanca më e madhe ushtarake e botës demokratike dhe historisë së njerëzimit NATO”.

Kurti potencoi se duhet të mësojnë nga historia që mos t’u përsëritet sërish.

“Vërtet ne përpiqemi që të mësojmë historinë që mos të na përsëritet ajo. Por me sa duket historia na merr neve në provim çdo tre katër ose pesë dekada, për ta testuar edhe ajo vetën nëse mund të përsëritet. Luftërat në ish-Jugosllavi të ndezura dhe të prira nga Serbia e Millosheviqit dhe e rrethit të tij të errët shkaktuan gjenocide dhe krime kundër njerëzimit”, tregoi Kurti.

Në fund Kurti, falëndëroi të gjitha vendet që kanë ndërhyrë ushtarakisht në Kosovë.

“Duke ndërhyrë ushtarakisht në Kosovë, vendet perëndimore respektuan historinë e tyre dhe u treguan besnike të vlerave të tyre themeltare për të luftuar për lirinë për të drejtat e njeriut dhe për të ruajtur njerëzoren në vetveteve dhe për vete”.

“Si kryeministër i Kosovës, duke pasur përballë edhe ambasadorët e vendeve aleate të NATO-s, më lejoni që në emër të qeverisë dhe në emër të popullit tonë të ju themi faleminderit, ju faleminderit të gjitha vendeve që më 1999 u përfshinë në operacionet ushtarake për çlirimin e Kosovës nga dhuna dhe represioni, nga gjenocidi dhe spastrimi etnik që ndër dekada kishte ushtruar Serbia mbi popullin tonë”

Gjithashtu lexoni:

PDK-ja, LDK-ja e Aleanca s’pritet t’i ndryshojnë shefat e grupeve parlamentare

Nis seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës

Abdixhiku: Kemi afrime me VV-në, por ende dallime në çështjen kryesore

Vërmicë: Zbulohen 30 mijë euro të padeklaruara

Sot konstituohet Kuvendi, deputetët e legjislaturës së XI-të mblidhen për herë të parë

Kosova News 12/06/2023 12/06/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
few clouds
18° _ 18°
64%
1 km/h
Thu
34 °C
Fri
32 °C
Sat
34 °C
Sun
34 °C
Mon
34 °C

Lajmet e Fundit

PDK-ja, LDK-ja e Aleanca s’pritet t’i ndryshojnë shefat e grupeve parlamentare
10:57 -06/08/2026
Nis seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës
10:35 -06/08/2026
Abdixhiku: Kemi afrime me VV-në, por ende dallime në çështjen kryesore
09:57 -06/08/2026
Bien lehtë çmimet e derivateve
09:31 -06/08/2026
Temperaturat e larta, edhe sot kufizohet qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë
09:11 -06/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?