KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti e Sveçla për ligjin e pagave: Drejtësi dhe barazi për të gjithë – nesër del në konsultim publik
Ekonomi

Kurti e Sveçla për ligjin e pagave: Drejtësi dhe barazi për të gjithë – nesër del në konsultim publik

Kosova News
Kosova News 13:15 -14/09/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i vendit Albin Kurti dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, kanë thënë se ligji i pagave dhe ai për zyrtarët publikë kanë qenë të nevojshëm për reformë të thellë në administratën publike, që sipas tyre, tash do të ketë drejtësi dhe barazi për të gjithë, raporton KosovaNews.

Në një konferencë të përbashkët me ministrin Sveçla, kreu i Qeverisë tha se ka pasur shumë probleme me këto ligje, për shkak të abuzimeve që kanë ndodhur në të kaluarën.

“Ashtu siç kemi thënë, hartimi i këtyre dy projektligjeve nuk ka qenë proces i lehtë dhe i shpejtë. 40% e zyrtarëve nuk dihej se ku ishin. Ka pasur 170 lloje të shtesave dhe kompensimit. Mungesë të kriterëve se si janë marrë shtesat. Ka pasur zyrtarë që merrnin pagë të ndryshme për punë të njëjtë. Zyrtarët tanë duhet të kenë trajtim të barabartë. Djem dhe vajzat tona duhet të kenë mundësi të jenë pjesë e agjencive e institucioneve duke konkurruar në konkurse ku do trajtohen në mënyrë të barabartë me gjithë zyrtarët. Këtë po e synojmë”, ka thënë Kurti në konferencë për shtyp pas mbledhjes së Qeverisë.

Ndërsa ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka njoftuar se Projektligji për Pagat ai për Zyrtarët Publik nga nesër do të janë në konsultim publik.

- Reklamë -

Sveçla ka thënë se tani Kosova do ta ketë për herë të parë një projektligj që rregullon pagat në sektorin publik.

“Qeveria dhe MPB-ja janë angazhuar me synime të qarta: drejtësi, barazi, llogaridhënie dhe transparencë për të gjithë”, ka thënë Sveçla.

Sveçla tregoi se për 15 ditë do të jetë i hapur periudha për komente dhe sugjerime për këto projektligje, shkruan Telegrafi.

“Janë zhvilluar me dhjetëra takime për të dëgjuar secilin propozim dhe nga secila këto projektligje, ku nga sot i keni konkluzionet tona, ku do t’i presim komentet shtesë deri në finalizimin të tyre dhe procedim të tyre deri në instanca të tjera. Për 15 ditë pune, nga nesër në mëngjes, të dy projektligjet do të janë në konsultim publik, brenda të cilës kohë, të gjithë do të kenë mundësi që ta adresojnë çdo koment apo sugjerim me këto projektligje, apo pjesë të caktuara”, ka përfunduar ai.

Projektligjet për paga dhe ai për zyrtarët publikë do të jenë nga e enjtja në konsulta publike./KosovaNews/

Gjithashtu lexoni:

Publikohen çmimet e derivateve për sot

MPJD: Janë hapur pikat e votimit në misionet diplomatike e konsullore

KQZ nis shpërndarjen e materialit zgjedhor për zgjedhjet e 7 qershorit

Fillon votimi në përfaqësitë diplomatike të Kosovës

Salih Zyba publikon foto nga Prizreni: Krejt për shtet sepse shtet për krejt

Kosova News 14/09/2022 14/09/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
18° _ 16°
80%
1 km/h
Sat
26 °C
Sun
25 °C
Mon
25 °C
Tue
27 °C
Wed
25 °C

Lajmet e Fundit

Publikohen çmimet e derivateve për sot
09:34 -06/06/2026
MPJD: Janë hapur pikat e votimit në misionet diplomatike e konsullore
09:20 -06/06/2026
KQZ nis shpërndarjen e materialit zgjedhor për zgjedhjet e 7 qershorit
08:40 -06/06/2026
Fillon votimi në përfaqësitë diplomatike të Kosovës
08:38 -06/06/2026
Salih Zyba publikon foto nga Prizreni: Krejt për shtet sepse shtet për krejt
23:12 -05/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?