KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti e Çanak flasin mbi çështje aktuale politike dhe zhvillimet në rajon
Politikë

Kurti e Çanak flasin mbi çështje aktuale politike dhe zhvillimet në rajon

Kosova News
Kosova News 13:19 -16/09/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me ministrin për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, priten në Prishtinë për një mëngjes pune bashkëthemeluesin dhe ish-udhëheqësin e Lidhjes së Social Demokratëve të Vojvodinës, Nenad Çanak me të cilin kanë diskutuar mbi çështje aktuale, zhvillimet në rajon, pasojat e vazhdueshme të agresionit ushtarak rus në Ukrainë dhe rrezikun që lufta atje vazhdon të paraqes për sigurinë e kontinentit të Evropës dhe rajonin e Ballkanit.

“Millan Çanak, djali i Nenad Çanak, që po ashtu ishte në këtë takim e i cili së fundmi është kthyer nga një mision humanitar në Ukrainë, ndau nga përvoja e tij atje dhe foli për gjendjen në terren, trimërinë dhe moralin e lartë të ushtrisë ukrainase në fushëbetejë dhe për mobilizimin qytetar për rezistencë. Në takim u diskutua edhe për raportet e Kosovës me Serbinë, për historikun, aktualitetin dhe perspektivën e tyre, dhe për gjendjen e pakicës serbe në Kosovë”, thuhet në njoftimin për media nga zyra e Kryeministrit.

Tutje në njoftim thuhet se kryeministri Kurti theksoi se agresioni i Rusisë ndaj Ukrainës ka shpërfaqur qartë rreziqet që regjimet autoritare paraqesin për shtetet fqinje, përveçse për të drejtat e njeriut dhe mirëqenien e popullatës vendëse.

Kurti veçoi rëndësinë që demokratizimi i shoqërive, pluralizmi partiak, sundimi i ligjit, mbrojtja dhe promovimi i të drejtave të njeriut dhe bashkëpunimi rajonal kanë në përballje me këto rreziqe, krahas mbështetjes të vazhdueshme ndaj Ukrainës në luftën e saj çlirimtare – të cilën Republika e Kosovës po e mbështetet fuqishëm me gjithë kapacitetet e saj.

Ndryshe, Nenad Çanak ishte i shoqëruar nga Mitropoli i Kishës Ortodokse të Malit të Zi, Boris Bojoviq. Po ashtu në takim ishte edhe Mark Baskin, profesor dhe këshilltar i lartë në Qendrën për Dialog Humanitar.

Gjithashtu lexoni:

Lajm historik: Banka Botërore e heq Kosovën nga lista e vendeve në situatë konflikti – Murati: Fitore për stabilitetin tonë

Gjykata obligon KGJK-në ta kompensojë Limajn me më shumë se 57 mijë euro

Berisha: Policët vepruan sipas detyrës – paraburgimi po kërkohet për shkak të tensioneve me familjarët

Djali i Sabit Gecit, ther me thikë kolegun e tij të punës në Postën e Kosovës dhe arratiset

Deçani mirëpret festivalin “Newborn Kosova” – 180 artistë nga e gjithë bota sjellin muzikë, kulturë dhe vallëzim

Kosova News 16/09/2024 16/09/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
broken clouds
15° _ 15°
83%
8 km/h
Wed
16 °C
Thu
24 °C
Fri
26 °C
Sat
32 °C
Sun
35 °C

Lajmet e Fundit

Lajm historik: Banka Botërore e heq Kosovën nga lista e vendeve në situatë konflikti – Murati: Fitore për stabilitetin tonë
17:00 -09/07/2025
Interi i dërgon ultimatum transferimi Calhanoglut
16:54 -09/07/2025
Gjykata obligon KGJK-në ta kompensojë Limajn me më shumë se 57 mijë euro
16:45 -09/07/2025
Përfundoi seanca dëgjimore ndaj pesë policëve në lidhje me vdekjen e 27 vjeçarit në Lipjan
16:42 -09/07/2025
Berisha: Policët vepruan sipas detyrës – paraburgimi po kërkohet për shkak të tensioneve me familjarët
16:35 -09/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?