KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti: Do t’i avancojmë marrëdhëniet e shkëlqyera me Turqinë në ekonomi e tregti dhe në mbrojtje e siguri
Politikë

Kurti: Do t’i avancojmë marrëdhëniet e shkëlqyera me Turqinë në ekonomi e tregti dhe në mbrojtje e siguri

Kosova News
Kosova News 22:04 -02/06/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Gjatë qëndrimit në Turqi, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pati një takim me komunitetin e mërgatës “Qendra Kulturore në Zeytinburnu/Zeytinburnu Kültür Merkezi” dhe para të pranishmëve potencoi se marrëdhënia jonë me Turqinë është e fortë, e gjerë dhe e thellë, marrëdhënie edhe historike edhe kulturore.

“Ne dëshirojmë, që marrëdhëniet e shkëlqyera që i kemi me Republikën e Turqisë, t’i avancojmë edhe më tej në bashkëpunim sidomos në dy fusha: në ekonomi e tregti në njërën anë dhe në mbrojtje e siguri në anën tjetër”, tha më tej kryeministri Kurti.

Duke i njoftuar për progresin e Kosovës deri më tani, kryeministri tha se katër fusha ku i kemi bërë investimet më të mëdha janë: mbrojtja e siguria, bujqësia, arsimi edhe shëndetësia. Në aspektin e sigurisë ai përmendi ushtarët dhe oficerët e ushtrisë sonë, një pjesë e konsiderueshme e të cilëve janë në Republikën e Turqisë duke u trajnuar në mënyrë që të jenë sa më të përgatitur për mbrojtjen dhe sigurinë e Republikës së Kosovës.

 “Të dashur bashkatdhetarë, ne jemi të interesuar që ju të vini sa më shpesh në Kosovë, linjat ajrore janë të përditshme prej disa qyteteve, por nuk kërkojmë prej jush që të vini e të sakrifikoni për të kontribuar, por të vini të investoni për të fituar. Të gjithë ju që jeni ndërmarrës, një degë të biznesit tuaj, ejani edhe barteni në Kosovë”, ishte një ndër thirrjet kryesore të kryeministrit në këtë takim, duke i ftuar ata të bëhen pjesë e zhvillimit ekzistues të Kosovës.

Kryeministri shtoi se mërgata jonë është urë e shkëlqyeshme për bashkëpunime shumë të mëdha e të reja midis Kosovës edhe Turqisë, por jo vetëm, po edhe të Shqipërisë e të Maqedonisë së Veriut, Luginës së Preshevës e të Malit të Zi.

“Pra, kudo që janë shqiptarët në Ballkan mund të krijojnë ura bashkëpunimi ekonomik, tregtar, kulturor me juve këtu, njësoj qysh i kemi edhe turqit në Kosovë të cilët gjithashtu janë urë e bashkëpunimit të Kosovës me Turqinë”, vazhdoi kryeministri.

Vizita e kryeministrit Kurti nesër do të pasohet nga pjesëmarrja në forumin e parë ekonomik të bizneseve ndërmjet Kosovës dhe Turqisë që paraqet një mundësi për thellim të bashkëpunimit ekonomik dhe rritjes së shkëmbimeve tregtare dhe investimeve të huaja.

Gjithashtu lexoni:

Peci: Mbështetja për fermerët kosovarë po kontribuon në zhvillimin ekonomik

Hamdi Bytyqi, kandidat për kryetar të Komunës së Therandës nga VV-ja

Trump: Unë ndalova luftën Kosovë-Serbi, së shpejti do të kemi paqe Izrael-Iran

Më 26 qershor hapet afati për dorëzimin e listave me kandidatë, KQZ: Do të verifikohen të gjithë

Berisha: Secili mandatar që i siguron 60, e ka edhe votën time

Kosova News 02/06/2024 02/06/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
15° _ 13°
72%
1 km/h
Sun
26 °C
Mon
28 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
27 °C

Lajmet e Fundit

Kurti përkujton dy figura të mëdha të kulturës shqiptare
19:51 -15/06/2025
Peci: Mbështetja për fermerët kosovarë po kontribuon në zhvillimin ekonomik
19:10 -15/06/2025
Hamdi Bytyqi, kandidat për kryetar të Komunës së Therandës nga VV-ja
18:45 -15/06/2025
Borussia Mönchengladbach kërkon të transferojë dy vëllezërit binjakë kosovarë
18:25 -15/06/2025
Mike Pence: Iranit nuk do t’i lejohet kurrë të zotërojë armë bërthamore
17:56 -15/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?