Sot shënohet 26 vjetori i Betejës së Koshares, ku ranë 114 Dëshmorë të Kombit dhe 26 vjetori nga lufta e “Lagjes së Re” dhe të Rakocit ku kishin rënë 28 dëshmorë dhe 32 martirë në Kaçanik.
Për të nderuar të rënët, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, do të bëjë homazhe dhe vendos kurora me lule fillimisht në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Koshares” e më pas pranë lapidarit të ngritur në Lagje të Re, në Rakoc si dhe në Kompleksin Memorial “Varrezat e Dëshmorëve” në Kaçanik.