KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti: Do të nisë Vettingu e do të krijohet Byroja Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme
Siguri

Kurti: Do të nisë Vettingu e do të krijohet Byroja Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme

Kosova News
Kosova News 14:11 -18/06/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Komisioni i Venecias, i ka dhënë Kosovës pajtueshmërinë e plotë për të nisur Vettingun në sistemin e drejtësisë dhe në themelimin e Byrosë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme. Kështu kanë bërë të ditur në një konferencë të përbashkët për media, kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Kurti ka thënë se mungesa e drejtësisë, paraqet mungesë të të drejtave të njeriut, mungesë të investimeve dhe mungesë të të drejtave të barabarta.

“Jo rrallë herë drejtësia është sfiduar, dhe ne të gjithë jemi dëshmitar të njollosjes së sistemit të drejtësisë, edhe nga vetë gjyqtarë të korruptuar”, ka thënë Kurti, duke shtuar se rivlerësimi dhe verifikimi, nisur nga krerët e sistemit gjyqësor, do jenë hapat e parë në implementimin e procesit të Vettingut.

Kurti ka thënë se Komisioni i Venecias është bindur se reformat e propozuara nga qeveria, janë pozitive dhe do të ndikojnë në përmirësimin e sistemit të drejtësisë në Kosovë.

“Vettingu është i domosdoshëm, po sikur edhe konfiskimi i pasurisë së pajustifikueshme”, ka thënë Kurti.

Ai ka thënë gjithashtu se gjithçka që kërkohet nga qeveria, do ta dërgojnë Kuvendit në afat rekord, në mënyrë që proceset e nisur në fushën e drejtësisë të ecin me dinamikën e nevojshme.

Albulena Haxhiu, ministre e Drejtësisë, ka konfirmuar atë që dje kishte raportuar Kosovanews, se Kosova ka pranuar nga Komisioni i Venecias konstatimin pozitiv për procesin e Vettingut dhe themelimin e Byrosë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Ekskluzive: Komisioni i Venecias i jep dritë jeshile Vetingut dhe konfiskimit të pasurisë së pajustifikueshme

Haxhiu, ka treguar në pika të shkurtra se çfarë parasheh konstatimi i Komisionit të Venecias.

“Nga sot fillon një epokë të re”, ka thënë ajo, dhe se “Vetting do të ketë dhe atë të plotë, duke filluar nga krerët e drejtësisë”.

Haxhiu, ka thënë se si ministre e Drejtësisë do të bashkëpunoj edhe me Këshillin Gjyqësor, atë Prokurorial edhe me institucionet tjera për të përmbushur meritueshëm Vettingun dhe krijimin e Byrosë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme. /KosovaNews/

Gjithashtu lexoni:

32 herë pa rezultat, Kuvendi mbetet i bllokuar

Aksion në lokalet e natës në Prizren – arrestohen pesë persona, sekuestrohen armë dhe thika

Tentimi i 32-të sot në Kuvend

Tjetër valë raketash Izrael – Iran

SHBA falënderon Kosovën për pranimin e migrantëve të larguar nga Amerika: Jeni vendi i parë në Evropë që e bëni këtë

TAGGED: Kosove, Vetting, Vetting.
Kosova News 19/06/2022 18/06/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
15° _ 13°
72%
1 km/h
Sun
26 °C
Mon
28 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
27 °C

Lajmet e Fundit

Rexhepi: Nuk e përkrah qeverinë e ish-opozitës
11:33 -15/06/2025
32 herë pa rezultat, Kuvendi mbetet i bllokuar
11:29 -15/06/2025
Aksion në lokalet e natës në Prizren – arrestohen pesë persona, sekuestrohen armë dhe thika
11:24 -15/06/2025
Izraeli i kërkon Amerikës t’i bashkohet në “luftën” kundër Iranit
11:18 -15/06/2025
Salihu e PDK-së thotë se me Albin Kurtin e VV-në edhe në të kaluarën ka pasur kriza dhe bllokada
11:09 -15/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?