KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti: Dhuna serbe mbi aktivistët shqiptarë quhet ‘inkuizicion politik’
Politikë

Kurti: Dhuna serbe mbi aktivistët shqiptarë quhet ‘inkuizicion politik’

Kosova News
Kosova News 23:05 -11/01/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Pas vizitave që i bëri familjeve të Rexhep Malajt dhe Nuhi Berishës, kryeministri Albin Kurti mori pjesë në akademinë përkujtimore me rastin e 40-vjetorit të rënies së Rexhep Malajt dhe Nuhi Berishës, organizuar nën përkujdesjen e Qeverisë. Ai me këtë rast tha se shtëpia e Rexhep Malajt merret në mbrojtje, si aset në Kategorinë e Trashëgimisë Kulturore Arkitekturale.

Duku sjellë në mend historinë dhe kujtimet nga “Qëndresa”, librit me shënimet e Rexhep Malajt për periudhën e burgut mes viteve 1975 – 1983, kryeministri Kurti tha se “i gjithë ky sistem i dhunës i përdorur nga Serbia mbi aktivistët politikë shqiptarë dhe intelektualët patriotë të angazhuar për të drejta politike, për vetëvendosje, për çlirim dhe për Republikën e Kosovës, lirisht mund të quhet një ‘inkuizicion politik’”.

“Rexhep Malaj është burgosur katër herë: së pari në vitin 1968, pastaj në vitin 1973, mandej në vitin 1974 dhe së fundi në vitin 1975. Nisur nga kjo dhe duke i parë emrat e shokëve me të cilët është arrestuar dhe burgosur, sikur që janë Adem Demaçi, Irfan Shaqiri, Ilmi Ramadani, Isa Kastrati, Osman Dumoshi dhe dhjetëra të tjerë, kuptohet që Rexhep Malaj u takonte të dy brezave të burgosurve politikë: Atyre të 1968-ës dhe atyre të 1981-shit. Ndërkaq, pas daljes nga burgu, Rexhep Malaj pati fatin që emri t’i përjetësohej me një veprimtar tjetër politik, që ishte për një dekadë më i ri se ky, me Nuhi Berishën nga Svirca e Kamenicës/Dardanës”, tha kryeministri para të pranishmëve.

Tutje ai shtoi se në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 40 – vjetorit të rënies së Rexhep Malajt dhe Nuhi Berishës, ditën e 11 të janarit e nisëm duke e vizituar në Gjilan dy familjet, e krahas tyre vizituam edhe shtëpinë e Rexhep Malajt, ku ai është formuar si veprimtar dhe ku ka pritur e organizuar shumë shokë të tjerë.

“E vizituam këtë shtëpi bashkë edhe me ministrin e Kulturës, Hajrulla Çekun edhe për të dhënë njoftimin që ministri Çeku ka marrë vendim djem që të aprovojë rekomandimin, që shtëpia e Rexhep Malajt të merret në mbrojtje, duke u përfshirë si aset në Kategorinë e Trashëgimisë Kulturore Arkitekturale”, tha Kurti.

Qeveria e Kosovës, bashkë me Komunën e Gjilanit dhe me familjen Malaj, do të nisin procesin e shndërrimit të shtëpisë së Rexhep Malajt në muze, për t’i muzeuar reliket dhe dëshmitë materiale dhe të shkruara të historisë së Rexhep Malajt, Nuhi Berishës dhe të shokëve të epokës, së cilës i dhanë emër me emrat e tyre.

Fjalën e tij kryeministri e përmbylli duke vlerësuar aktivizmin politik dhe patriotik të Rexhep Malajt dhe Nuhi Berishës, si dhe veprat e të gjithë të rënëve në rrugën e gjatë për lirinë e Kosovës.  

Kujtojmë se 40 vjet më parë, në natën e 11 janarit 1984, Rexhep Malaj dhe Nuhi Berisha u vranë në një bazë ilegale në Prishtinë, ku të dy bashkë rezistuan të armatosur në përballje me policë të Serbisë.

Gjithashtu lexoni:

VV përgatitet për zgjedhje të brendshme këtë vit

KQZ gati t’i shpallë rezultatet përfundimtare, pret afatin 48-orësh për ankesa lidhur me rinumërimin

Dyshime për manipulim votash nga Lista Serbe

Kurti: Administrata publike duhet të jetë urë mes qytetarit dhe të drejtave të tij

Gërvalla porosi opozitës: Hiqni dorë nga kushtëzimet, ato janë parakusht i keq për negociata

Kosova News 11/01/2024 11/01/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
clear sky
15° _ 15°
79%
1 km/h
Fri
28 °C
Sat
28 °C
Sun
29 °C
Mon
30 °C
Tue
26 °C

Lajmet e Fundit

VV përgatitet për zgjedhje të brendshme këtë vit
13:40 -19/06/2026
KQZ gati t’i shpallë rezultatet përfundimtare, pret afatin 48-orësh për ankesa lidhur me rinumërimin
13:14 -19/06/2026
Dyshime për manipulim votash nga Lista Serbe
13:08 -19/06/2026
Kurti: Administrata publike duhet të jetë urë mes qytetarit dhe të drejtave të tij
12:19 -19/06/2026
KFOR organizon takim ndërfetar për forcimin e besimit mes komuniteteve
11:44 -19/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?