KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti: Dhjetë veta në VV janë më të votuar se Abdixhiku, 4 më shumë se Hamza
Politikë

Kurti: Dhjetë veta në VV janë më të votuar se Abdixhiku, 4 më shumë se Hamza

Alban Begolli
Alban Begolli 13:12 -21/04/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka folur sërish për ofertat që i ka bërë dy partive opozitare LDK-së dhe PDK-së. Kurti tha se  ofertat e tij kanë qenë  gjeneroze, por të cilat u refuzuan nga këto dy parti të cilat sipas tij s’janë të interesuara t’i zhbllokojnë proceset.

Kurti madje tha se kishte ofertë gjeneroze për Bedri Hamzën për të cilin tha se ka më pak vota se katër deputet të VV-së  dhe Lumir Abdixhiku për të cilin tha se 10 deputet të VV-së janë më të votuar se ai.

“Legjislatura e dhjetë  duhet ta zgjedh presidentin, duhet të evitohen zgjedhjet e reja të cilat janë të panevojshme.  Duhet t’i funksionalizojmë institucionet, kemi kuvend, qeveri, duhet të kemi president. Duhet të pranohet rezultati i zgjedhjeve. Pranimi i rezultatit nenkupton që 22 deputet janë 1/3 e mazhorancës. Duhet ta kuptoni dhe poziten time të vështirë. VV  i ka 51 përqind të votës. Është rezultat i paparë dhe do të duhej të sillemi në përputhje me rezultatin. I kam ofruar Hamzës që të bëhet rrokadë mes Haxhiut dhe nënkryetarit të PDK-së që është Vlora Çitaku. Lirisht PDK le ta bënë Bedri Hamzën ose Vlora Çitakun kryetar të Kuvendit, Albulena Haxhiu bëhet nënkryetare.  Kjo s’është pak se Haxhiu ka më shumë vota se Hamza. Katër deputet në VV janë më të votuar se Hamza . Ky është koncension i madh që bëjmë ne. Edhe Hekuran Murati ka më shumë vota se Hamza. 10 veta në VV janë më të votuar se Abdixhiku. Ejup Maqedoni ka më shumë vota se Abdixhiku. Pra duhet ta respektojmë rezultatin. S’mund ta shkelim vullnetin e popullit. Kam bërë ofertë gjeneroze. Kryetari i LDK zëvendëskryeministër  dhe minister i punëve të jashtme, t’i ketë 4 ministri. Ose  versioni tjetër ku Abdixhiku bëhet kryetar Kuvendi.  Ofertat janë është gjeneroze, por s’janë të interesuar të zhbllokojnë”, tha Kurti.

Gjithashtu lexoni:

​Nga pezullimi te kthimi, ja çfarë kërkon ShBA nga Kosova për dialogun strategjik

Presidenca del me sqarim për shpenzimet zyrtare për periudhën prill–qershor 2026

Qorrolli i LVV-së: Duam marrëveshje me LDK-në, përfshirë edhe presidentin

Nagavci: Nuk ka unitet për Vjosa Osmanin si kandidate konsensuale

Konjufca uron Milibandin për postin e sekretarit të Jashtëm britanik

Alban Begolli 21/04/2026 21/04/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
few clouds
15° _ 15°
90%
Tue
35 °C
Wed
24 °C
Thu
28 °C
Fri
17 °C
Sat
23 °C

Lajmet e Fundit

Stuhia e fortë shkakton dëme në qytetin e Suharekës
17:54 -21/07/2026
​Policia mbështeti aksionin për rrënimin e vilave ilegale në Ujman, nuk pati telashe
17:48 -21/07/2026
Lirohet për qarkullim rruga te Ura e Dollcit
16:02 -21/07/2026
Prokuroria Themelore në Prishtinë ndalon një person për veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Falsifikimi i dokumentit zyrtar”
15:54 -21/07/2026
Paralajmërimi për stuhi, Inspektorati porosit punëdhënësit: Siguroni pajisjet, sidomos kranët në vendpunishte
15:15 -21/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?