Kryeministri i Republikës së Kosovë, Albin Kurti dhe ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati sot e vizitojnë Doganën e Kosovës.
Zyra për Media e Doganës, njofton se pas pritjes nga drejtori i përgjithshëm, Agron Llugaliu, do të ketë edhe prononcim për media.
Ndryshe Dogana e Kosovës është institucioni kryesor për buxhetin e Kosovës.
Dogana e Kosovës, ka njoftuar se për herë të parë ka arritur të kalojë 500 milionë euro vetëm për pesë muaj të këtij viti.


