Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga komandanti i KFOR-it në Kosovë, gjeneralmajor Özkan Ulutas.
“Së bashku diskutuan rreth zhvillimeve aktuale në vend dhe rajon, si dhe mbi situatën e sigurisë”, thuhet në njoftimin e kryeministrisë.
Kurti theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të sigurisë së vendit dhe të misionit të NATO-s në Kosovë.
“Kurti shprehu vullnetin dhe gatishmërinë për marrëdhënie sa më të ngushta dhe të frytshme me KFOR-in, në shërbim të ruajtjes së paqes dhe sigurisë në të gjithë territorin e vendit”, thuhet në njoftim.


