Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim ish-deputetin e Bundestagut gjerman dhe ish-kryetarin e komisionit për Punë të Jashtme, Michael Roth.
Kurti shprehu mirënjohjen ndaj tij, si mik i vendit tonë dhe mbështetës i Kosovës.
Biseduan rreth marrëdhënieve mes dy vendeve tona dhe thellimit të bashkëpunimit. Tema të diskutimit ishin edhe zhvillimet në rajon dhe Evropë, si dhe aktualiteti politik në vend.
Kryeministri Kurti e falënderoi Roth-in për takimin dhe bisedat përherë të frytshme së bashku.