KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti: BSPK-së i ofruam që pakon për inflacion ta prezantojmë bashkë, u refuzuam
ArsimPolitikë

Kurti: BSPK-së i ofruam që pakon për inflacion ta prezantojmë bashkë, u refuzuam

Kosova News
Kosova News 14:21 -22/09/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në seancën e sotme ka sqaruar ofertat që i ka bërë gjatë takimit me kryetarin e BSPK-së dhe kryetarin e SBAShK-ut.

Ai tha se më 1 shtator, bashkë me ministrin e Financave e kanë takuar kryetarin e BSPK-së, Atdhe Hykollin, ku sipas tij, i kanë ofruar që Pakon për Përballje me Inflacionin ta paralajmërojnë bashkë.

“Unë jam i interesuar që si socialdemokrat t’i forcojë sindikatat. I kam ofruar BSPK-së që paralajmërimin për pakon ta bëjmë bashkë ndonëse ajo pako është e favorshme për të gjithë popullin. Unë kam qenë i interesuar ta forcojë sindikatën dhe e kam bërë këtë ofertë që s’është pranuar”, është shprehur Kurti.

Më tej, Kurti tha se më 13 shtator bashkë me ministrin e Arsimit dhe atë të Financave ku u takuan me Këshillin Grevist, Rrahman Jasharin, ku i kanë ofruar edhe tri gjëra shtesë.

“E para ishte që publikisht të dalim të paralajmërojmë që pasnesër, pra më 15 shtator, del për diskutim publik Projektligji për Paga, pra, thamë që të dalim ta paralajmërojmë bashkë sepse është një moment shumë i rëndësishëm kur Projektligji del prej zyrave të qeverisë e sjellet në popull. Askush s’e ka ditur këtë gjë. S’u pranua. Të nesërmen unë dalë me ministrin e Punëve  të Brendshëm dhe e paralajmëroj këtë gjë”.

“E dyta, thamë 10 milionë euro shtesë për barërat esenciale. Them të drejtën edhe atmosfera në takim ishte e mirë. Edhe e treta, po e diskutojmë bashkë, reformën e skemës sociale e pensionale, me crast atë kategorizimin drastik me pragun prej 15 vjet po e bëjmë të diferencuar dhe po e zvogëlojmë me krejt cka mundemi pabarazinë që është bërë”, është shprehur Kurti.

Kurti tha se në atë takim s’kanë mundur që t’i refuzojnë sepse sipas  tij, dilnin absurd, teksa shtoi se i kanë thënë se “po e konsultojmë anëtarësinë”.

“Pasi që dalin nga takimi, dalin para mediave dhe thonë se greva vazhdon. S’kanë mundur ta konsultojnë anëtarësinë më shumë sesa një anëtar të vetëm me të cilin kanë mundur të flasin në telefon. S’është e mundshme fizikisht, sepse mediat kanë qenë jashtë”, është shprehur Kurti, njofton KosovaNews.

Gjithashtu lexoni:

Kamberi: Vizita e presidentit Begaj në Luginë, mesazh i qartë i mbështetjes për ruajtjen e identitetit

Konjufca e pret në takim lamtumirës ambasadorin e Belgjikës

Ahmeti takon të dërguarën e posaçme të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor

Haxhiu: Seanca konstituive do të thirret brenda afatit kushtetues

​16 subjekte politike nuk arritën të merrnin as nga 1 për qind të votave më 7 qershor

Kosova News 22/09/2022 22/09/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
26°C
Pristina
overcast clouds
26° _ 24°
45%
6 km/h
Wed
25 °C
Thu
27 °C
Fri
30 °C
Sat
34 °C
Sun
30 °C

Lajmet e Fundit

Kamberi: Vizita e presidentit Begaj në Luginë, mesazh i qartë i mbështetjes për ruajtjen e identitetit
20:18 -08/07/2026
Mbyllen 6 biznese dhe gjobiten 6 të tjera në aksionin ndaj kriptovalutave dhe këmbimoreve
19:32 -08/07/2026
Konjufca e pret në takim lamtumirës ambasadorin e Belgjikës
19:22 -08/07/2026
Konjufca pret organizatorët e “Newborn Kosova 2026”
18:57 -08/07/2026
Rutte: Samiti i NATO-s në vitin 2027 do të mbahet në Tiranë
18:48 -08/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?