KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti: Blinken na kërkoi të jemi konstruktivë dhe kreativë në dialog – të tillë do të jemi
Politikë

Kurti: Blinken na kërkoi të jemi konstruktivë dhe kreativë në dialog – të tillë do të jemi

Kosova News
Kosova News 19:39 -28/07/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është duke qëndruar për një vizitë në Uashington, prej ku ka folur për takimin me Sekretarin Blinken dhe mesazhet që ka përcjellë Uashingtoni për udhëheqësit e Kosovës.

“Takimi me sekretarin Blinken ishte i shkëlqyeshëm. Është kremtim i marrëdhënieve tona”, është shprehur Kurti në një intervistë për Zërin e Amerikës.

Ai ka thënë se ShBA njeh integritetin territorial të Kosovës, dhe Kosova është e gatshme për normalizim të raporteve me Serbinë.

“Nuk asnjëherë nuk e kemi mohuar rëndësinë e bisedimeve, por kemi thënë se ato duhet të jenë bisedime parimore ku Kosova duhet të jetë palë dhe jo temë siç ka qenë në të kaluarën. Për SHBA-në Kosovë është shtet me integritet të qartë territorial. Por, në të njëjtën kohë, e pranojmë se marrëdhëniet me Serbinë nuk janë normale dhe ne duam marrëdhënie të mira fqinjësore, rrjedhimisht normalizim të marrëdhënieve”.

Sipas të parit të Qeverisë, Blinken ka mirëkuptim të plotë me palën kosovare që njohja duhet të jetë në qendër të bisedimeve.

“Dhe normalizimi i marrëdhënieve bëhet me dialog, që bëhet me një marrëveshje ligjërisht të obligueshme të përqendruar tek njohja reciproke. Këtu kemi mirëkuptim të plotë me Sekretarin Blinken i cili është aleat, partner dhe mik i madh i Kosovës”.

Kurti thotë se Serbia është ajo që po e pengon dialogun duke zvarritur takimet e niveleve të larta.

“Jam gjithmonë i gatshëm që të udhëtojë për Bruksel, për takimin e radhës të përgatitur mirë për çështje bilaterale dhe një takim i tillë ka pasur plan që të mbahet më 19 korrik, por nuk u mbajt për shkak se Beogradi zyrtar e refuzoi atë dhe kërkoi një shtyrje mbi një mujore”.

“Pra, dikur thoshin se duhet të presim pasi nuk i kanë mbajtur zgjedhjet. E tash po bëhen gati katër muaj që i kanë mbajtur zgjedhjet, sërish shkaktojnë vonesa të paarsyeshme që përkundër kërkesave të SHBA e BE ata nuk dëshirojnë që të distancohen nga presidenti despotik Putin dhe Kremlini zyrtar dhe lufta që ai e shkaktoi kundër Ukrainës. Nuk duan që t’i vënë sanksione Moskës andaj nuk e konstituojnë Kuvendin nuk e formojnë Qeverinë dhe kërkojnë që takimet e planifikuara me mua në Bruksel të spostohen në kohë”.

Kurti ka thënë se Kosova do të mbetet konstruktive sa i përket procesit të dialogut.

“Kosova ka qenë përherë me çdo zyrtar të saj, gjatë procesit të Brukselit, konstruktive, kreative dhe e përkushtuar. Sekretari Blinken kërkoi që edhe më tej ne të jemi të tillë. Ne do të vazhdojmë të jemi të tillë, por është Beogradi që po punon kundër marrëveshjeve dhe kundër marrëdhënieve të mira fqinjësore ndërkohë që ne jemi konstruktiv dhe këtë tashmë Brukseli e ka regjistruar. Në vend se takimi të mbahet me 19 korrik, tash shpresohet që mbase do të mbahet në fund të gushtit”, ka thënë ndër të tjera Kurti.

Gjithashtu lexoni:

Qeveria ndan rreth 626 mijë euro për arsimin dhe lobimin institucional për shqiptarët në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë

Kurti: Serbia po mobilizon grupe për një tubim masiv për Vidovdanin në Kosovë

Qeveria ndan katër milionë euro për policen e sigurimeve në kufij për mërgimtarët

Murati: Kushtetuesja rikonfirmoi se pozicioni ynë ka qenë parimor dhe i bazuar në Kushtetutë

Gërvalla: Mosvotimi është shkelje kushtetuese, duhet zgjidhje brenda 30 ditësh

Kosova News 28/07/2022 28/07/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
34°C
Pristina
scattered clouds
34° _ 34°
31%
3 km/h
Fri
35 °C
Sat
28 °C
Sun
30 °C
Mon
33 °C
Tue
34 °C

Lajmet e Fundit

AIP bëhet anëtare e Komitetit drejtues të Rrjetit Evropian për Transparencë
15:14 -27/06/2025
Kapen 55 mijë euro të padeklaruara në Vërmicë nga Dogana
15:06 -27/06/2025
Nga vapa në breshër, moti ndryshon papritur në Rugovë të Pejës
14:57 -27/06/2025
Osmani për rekrutët e rinj: Një zë i vetëm për Kosovën
14:53 -27/06/2025
Qeveria ndan rreth 626 mijë euro për arsimin dhe lobimin institucional për shqiptarët në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë
14:21 -27/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?