KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti bën nderime te varri i dëshmorit Ismet Rrahmani, viziton edhe familjen e tij
Politikë

Kurti bën nderime te varri i dëshmorit Ismet Rrahmani, viziton edhe familjen e tij

Kosova News
Kosova News 16:08 -15/10/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, këtë të shtunë ka bërë nderime tek varri i dëshmorit Ismet Rrahmani nga Açareva e Skënderajt.

Kurti u prit edhe nga familja Rrahmani, teksa zgjodhi fjalët më të mira për Ismetin që ra dëshmor në moshën 36-vjeçare.

“Në prag të përvjetorit të çlirimit të Kosovës, më 11 qershor, Ismet Rrahmani nga Açareva e Skënderajt, do t’i mbushte 60 vjet. Ai ra dëshmor te “Zabeli i Mustafës” afër lumit të Klinës, më 27 gusht 1998. Sot bëra nderime te varri i tij, para se ta vizitoj familjen e tij dhe kullën e ndërtuar afër vendit ku është vrarë Ismeti, bashkëluftëtar i dëshmorit Bekim Berisha – Abeja. Në oborrin e kullës ishin mbjellur 36 pisha, aq vjet sa kishte Ismeti kur ra dëshmor, ndërkaq kulla ishte ngritur pranë një lisi 700 vjeçar”.

“Në shtëpi na priti nëna e dëshmorit, Nëna Cyme, 84 vjeçare. Ismeti kishte qenë arsimtar në shkollën “Rilindja” të Açarevës dhe në shkollën “Kuvendi i Drenicës” në Abri të Ulët. Edhe Nëna Cyme ka qenë dikur mësuese në Ujmir e në Dush të Klinës”.

“Ismet Rrahmani (11.6.1962 – 27.8.1998) ishte burgosur e torturuar nga Serbia në vjeshtën e vitit 1996, para se të bëhej luftëtar i lirisë. Krahas Ismetit, edhe katër djemtë e tjerë të Nënës Cyme, Sabiti, Ramoshi, Haliti dhe Dastani, i ishin bashkuar luftës çlirimtare. Nuk ka pasur shtëpi në Açarevë që s’e ka pasur së paku një ushtar të UÇK-së. Nga ky fshat vijnë dy gjeneralët Rexhep e Sylejman Selimi”.

Mes tjerash, kryeministri Kurti lavdëroi familjen Rrahmani për luftëtarët e paepur në luftë dhe për punëtorët e palodhshëm në paqe.

“Vëllau i vogël i dëshmorit, Dastani, me mall e krenari, na e shpjegonte secilën foto në muret e kullës dhe secilën gjurmë predhe në muret e shtëpisë.
Vëllau i madh i dëshmorit, Ramoshi, me gruan e tij, Veziren, dhe djalin e tij Arbonin, po e punonin tokën: 20 hektarë (shumica të marra me qira) i mbjellin me grurë e misër, 40 ari me lakër; dhe, i kanë edhe 20 koshere me bletë dhe 20 krerë lopë. Familje luftëtarësh të paepur në luftë dhe e punëtorëve të palodhshëm në paqe”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Gjithashtu lexoni:

Shtyrja pas alarmit për bombë, seanca konstituive do të mbahet sonte

​Ngritja e aktakuzës, Damka e mohon se ka keqpërdorur buxhetin e shtetit

Abdixhiku flet pas kërcënimit në Kuvend: Nuk mu duk diçka serioze

Kërcënim me bombë në ambientet e Kuvendit të Kosovës – Evakuohen deputetët, stafi dhe gazetarët

Përpjekje tjetër për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Kosova News 15/10/2022 15/10/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
19° _ 18°
48%
1 km/h
Sat
36 °C
Sun
37 °C
Mon
37 °C
Tue
36 °C
Wed
19 °C

Lajmet e Fundit

Vetaksident në autostradën Ferizaj-Prishtinë, lëndohen tre persona
13:46 -05/07/2025
MPB apel qytetarëve: Mos ndezni zjarr, rrezik për jetën dhe natyrën
13:11 -05/07/2025
Shtyrja pas alarmit për bombë, seanca konstituive do të mbahet sonte
12:54 -05/07/2025
​Ngritja e aktakuzës, Damka e mohon se ka keqpërdorur buxhetin e shtetit
12:42 -05/07/2025
Kërcënimi me bombë në Kuvendin e Kosovës, Policia del me njoftim zyrtar
12:34 -05/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?