KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti: Austria, mbështetëse e rëndësishme për rrugën evropiane të Kosovës
Politikë

Kurti: Austria, mbështetëse e rëndësishme për rrugën evropiane të Kosovës

Kosova News
Kosova News 14:48 -09/06/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, po merr pjesë në Forumin Ekonomik të Vjenës “Njihuni me Kosovën në Vjenë 2026”, i cili zhvillohet nën temën “Rruga e Kosovës drejt Integrimit Ekonomik dhe Rritjes”.

Gjatë fjalës së tij, Kurti theksoi rëndësinë e marrëdhënieve me Austrinë, duke e cilësuar atë si një mbështetëse të vazhdueshme të Kosovës në etapa të ndryshme të zhvillimit të saj.

Ai bëri të ditur se para forumit kishte zhvilluar një takim me kancelarin e Austrisë, Christian Stocker, ku janë diskutuar çështje të rëndësishme për të dy vendet, duke përfshirë marrëdhëniet bilaterale, bashkëpunimin ekonomik, investimet, integrimin evropian, si dhe sigurinë dhe bashkëpunimin rajonal.
“Austria ka qenë përkrahëse e Kosovës për një kohë të gjatë, në disa prej kapitujve më të rëndësishëm dhe më të vështirë të historisë sonë moderne, duke kontribuar si në të kaluarën, ashtu edhe në mbështetjen për të ardhmen evropiane të vendit”, tha Kurti.

Sipas tij, mbështetja austriake ka ardhur në forma të ndryshme, duke përfshirë diplomacinë dhe angazhimin në forume ndërkombëtare, por edhe përmes mbështetjes më pak të dukshme, që megjithatë ka qenë po aq e rëndësishme.
Kurti theksoi edhe rolin e diasporës kosovare në Austri, duke vlerësuar kontributin e saj në forcimin e lidhjeve ndërmjet dy vendeve.

“Shumë studentë dhe profesionistë me origjinë nga Kosova janë integruar me sukses në shoqërinë austriake dhe njëkohësisht kontribuojnë në zhvillimin e Kosovës, duke shërbyer si një urë e gjallë lidhëse ndërmjet dy vendeve tona”, u shpreh ai.

Në fund, kryeministri në detyrë nënvizoi se integrimi evropian nuk është vetëm një proces politik, por edhe një proces njerëzor, që kërkon bashkëpunim, përkushtim dhe vizion të përbashkët.

“Objektivat janë gjithëpërfshirëse dhe synojnë të kontribuojnë në përshpejtimin e së ardhmes evropiane të Kosovës. Kjo përpjekje ka marrë forma të ndryshme, disa më të dukshme në diplomacinë e forumeve ndërkombëtare, e herë të tjera më pak të dukshme, por gjithmonë me rëndësi të veçantë”, theksoi Kurti.

Gjithashtu lexoni:

Kuvendi i Kosovës organizon ditën e dytë të aktivitetit për bashkatdhetarët

Hamza: Vetëvendosje po rrënon rendin kushtetues, do ta mbrojmë shtetin me të gjitha mjetet

KFOR-i konfirmon largimin gradual nga Ura e Ibrit në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës

Haxhiu: Refuzimi i takimeve nuk është zgjidhje, opozita t’u përgjigjet ftesave

Kurti: Çdo ditë do të përpiqemi për marrëveshje, qytetarët duan zgjidhje e jo zgjedhje

Kosova News 09/06/2026 09/06/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
20°C
Pristina
clear sky
20° _ 20°
69%
1 km/h
Tue
34 °C
Wed
33 °C
Thu
32 °C
Fri
32 °C
Sat
30 °C

Lajmet e Fundit

Kuvendi i Kosovës organizon ditën e dytë të aktivitetit për bashkatdhetarët
08:43 -11/08/2026
Tërmet i fuqishëm në Kolumbi, shkon në 77 numri i të vdekurve
19:45 -10/08/2026
Hamza: Vetëvendosje po rrënon rendin kushtetues, do ta mbrojmë shtetin me të gjitha mjetet
19:40 -10/08/2026
Drejtori i AKI-së, Petrit Ajeti, prezanton sfidat aktuale të sigurisë
19:38 -10/08/2026
MINT intensifikon kontrollet: Nga tregu po tërhiqen produkte të Qumështores Vita, përfshirë edhe qumështin UHT që përmban vaj palme
19:32 -10/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?