KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti: Antonio Belushi një nga personalitetet më përbashkues mbarëshqiptar
Politikë

Kurti: Antonio Belushi një nga personalitetet më përbashkues mbarëshqiptar

Kosova News
Kosova News 23:17 -20/06/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Në moshën 90-vjeçare ka vdekur Antonio Belushi, prifti arbëresh që ka kontribuuar në çështjen kombëtare, e për vdekjen e tij Kryeministri i vendit Albin Kurti, ka shkruar se me hidhërim të thellë e ka marrë lajmin që miku i kahmotshëm, Protopresbiteri i Eparkisë së Lungrës, At Antonio Bellusci, ose zoti Ndoni siç e thërrisnin sivëllezërit e tij arbëreshë, shkoi në amshim.

Kurti ka shkruar në faqen zyrtare të tij në rrjetin social Facebook se Antonio Belushi qe figura kyçe në komunitetin arbëresh në Itali, dhe një nga personalitetet më përbashkues mbarëshqiptar.

Ai tutje ka thënë se puna e tij në vitet ’60 për mbledhjen e materialeve etnografike e gjuhësore te arvanitasit e Greqisë qe e jashtëzakonshme.

“Ai hyri me mikrofonin e tij në shtëpitë e vëllezërve tanë për të imortalizuar gjuhën e tyre duke faktuar atë ekzistencë.

Antonio Belusci jetoi e punoi për çështjen arbëreshe, për çështjen shqiptare.

Nismat e tij nuk u ndalën deri në orët e fundit.

Në 1966 themeloi Revistën “Vatra jonë” në “San Costantino Albanese”, në 1980 Revistën “Lidhja në Cosenza”, si dhe botoi edhe dhjetëra vëllime e artikuj.

Për kontributin e tij të gjithanshëm u nderua nga Republika jonë, ku Presidentja znj. Vjosa Osmani-Sadriu i dha ‘Shtetësinë e nderit të Republikës së Kosovës’”, ka shkruar kryeministri.

Kurti është shprehur se në ndarje të këtilla nuk ka tjetër veç se mungesë të parikuperueshme.

“Ai, u kujdes të na lë pas një thesar të paçmueshëm. Shtëpia e tij në Frasnitë, biblioteka “A. Bellusci”, është sot pasuria e shumëfishtë, ku përveç mijëra vëllimeve mbi albanologjinë, ai themeloi aty edhe një vatër studimesh unike.

Mendimet tona shkojnë sot për familjen e tij, miqtë dhe të gjithë komunitetin arbëresh.

U bëftë emri, puna dhe vullneti i tij, burim frymëzimi për studiuesit e rinj e për secilin prej nesh!”, ka shkruar Kurti.

Gjithashtu lexoni:

Hamza: Vetëvendosje po rrënon rendin kushtetues, do ta mbrojmë shtetin me të gjitha mjetet

Sveçla: Largimi i KFOR-it nga Ura e Mitrovicës, lajm i mirë, Kosova po forcohet

IKShPK paralajmëron për efektet e konsumimit të tepërt të vajit të palmës

Haxhiu: Refuzimi i takimeve nuk është zgjidhje, opozita t’u përgjigjet ftesave

Muja: 26 produkte të Vites është konstatuar që përmbajnë vaj palme

Kosova News 20/06/2024 20/06/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
33°C
Pristina
clear sky
33° _ 31°
33%
1 km/h
Mon
33 °C
Tue
34 °C
Wed
34 °C
Thu
33 °C
Fri
32 °C

Lajmet e Fundit

Tërmet i fuqishëm në Kolumbi, shkon në 77 numri i të vdekurve
19:45 -10/08/2026
Hamza: Vetëvendosje po rrënon rendin kushtetues, do ta mbrojmë shtetin me të gjitha mjetet
19:40 -10/08/2026
Drejtori i AKI-së, Petrit Ajeti, prezanton sfidat aktuale të sigurisë
19:38 -10/08/2026
MINT intensifikon kontrollet: Nga tregu po tërhiqen produkte të Qumështores Vita, përfshirë edhe qumështin UHT që përmban vaj palme
19:32 -10/08/2026
Sveçla: Largimi i KFOR-it nga Ura e Mitrovicës, lajm i mirë, Kosova po forcohet
18:56 -10/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?