KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti: Ambasadorët s’mund të bëhen ministra, qeveritë vijnë e shkojnë por shteti mbetet
Politikë

Kurti: Ambasadorët s’mund të bëhen ministra, qeveritë vijnë e shkojnë por shteti mbetet

Kosova News
Kosova News 12:07 -09/12/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka kërkuar nga ambasadorët e Quint-it që ta lënë Kosovën që të marrë vet vendimet lidhur me mbatjen ose shtyrjen e zgjedhjeve në veri.

Kurti, në fjalën e tij në Kuvend tha se janë në koordinim të plotë me ndërkombëtarët, por ambasadorët duhet të kuptojnë se nuk janë ministra dhe as krerët e shtetit nuk mund të jenë zëvendësministra të tyre.

“Vazhdimisht jemi në konsultë dhe bashkërendim me faktorët ndërkombëtarë. Por, duhet të kuptoni që edhe ata presin që te jemi në nivel të detyrës në vendin tonë. Janë ambasadorët e Quintit por nuk bëhen dot ministra e as ne zëvendësministra të tyre, qeveritë vijnë e shkojnë por shteti mbetet dhe ky është caku ynë andaj bashkërendimi me faktorët ndërkombëtarë nuk mund të bëhet në mënyrë të cilën i trajtojmë ata si ministra e vetë bëhemi zëvendës të tyre – pasi as ata se dëshirojnë këto”.

“Jemi në një fazë të ndjeshme por do të thosha progresive në kontekstin demokratik e civilizues të fjalës”, tha Kurti.

Madje, Kurti kërkoi edhe mbështetjen publike e idetë konkrete të opozitës lidhur me zhvillimet e fundit në vend.

“Duhet ta kuptoni se shumëçka që po ndodh është çështje e shtetit të Kosovës, e ne përpiqemi me aq sa jemi e dimë që të jemi në shërbim të kësaj dhe të jemi në nivelin e detyrës si zyrtarë shtetërorë. Prandaj, është mirë ta kemi ndihmën tuaj edhe si mbështetje publike edhe me ide konkrete. Jemi në shërbim të kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë unë kurrë nuk i barazojë serbët pavarësisht çka thënë e bëjnë”, tha Kurti.

Situata në veri dhe debati në Kuvend, Kurti: Serbia po tenton tani te plani B i saj, por qysh ka dështu plani A i tyre, do të dështojë edhe plani B
Fillon seanca dhe VV thërret për bashkim, Abrashi: Nuk duhet të dorëzohet veriu

Gjithashtu lexoni:

Osmani takon shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, diskutojnë për krijimin e institucioneve

Kurti takoi kryetarin e Mitrovicës së veriut, Erden Atiq dhe kryetarin e Mitrovicës së jugut, Bedri Hamza

Shpallja e datës e zgjedhjeve, KQZ: Jemi gati për të filluar përgatitjet

Takimi Kurti – Hamza, nga Qeveria tregojnë se çfarë u diskutua

Zgjedhjet lokale mbahen më 12 tetor

Kosova News 09/12/2022 09/12/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
18° _ 18°
80%
2 km/h
Mon
27 °C
Tue
26 °C
Wed
27 °C
Thu
28 °C
Fri
25 °C

Lajmet e Fundit

Publikohet formacioni i Kosovës ndaj Komoreve, shumë ndryshime nga Foda
18:26 -09/06/2025
Osmani takon shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, diskutojnë për krijimin e institucioneve
18:22 -09/06/2025
Arrestohet një person për falsifikim të dokumenteve
18:14 -09/06/2025
Kurti viziton lagjen e Kroit të Vitakut në Mitrovicën e Veriut
18:11 -09/06/2025
Kurti takoi kryetarin e Mitrovicës së veriut, Erden Atiq dhe kryetarin e Mitrovicës së jugut, Bedri Hamza
17:22 -09/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?