KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti: Akademitë duhet të jenë më aktive në kohën e tensioneve gjeopolitike dhe inteligjencës artificiale
Politikë

Kurti: Akademitë duhet të jenë më aktive në kohën e tensioneve gjeopolitike dhe inteligjencës artificiale

Kosova News
Kosova News 15:08 -10/12/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në ngjarjen që shënoi 50-vjetorin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës.

Në këtë përvjetor jubilar të AShAK, në fjalën hyrëse, kryeministri Kurti tha se në historinë moderne të shqiptarëve, si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri, ndër mungesat më të mëdha, prej të cilave shoqëritë tona dhe kombi ynë ende nuk ka arritur të rikuperohet, është pikërisht mospërfshirja në debatet e mëdha të Modernitetit. Kjo pasi veçmas në shek. XIX, kur kontinenti ynë, Evropa, u përshkua nga revolucioni industrial dhe shkencor, fati ynë politik ishte i atillë që na mbajti larg këtyre lëvizjeve epokale.

“Megjithëkëtë, që nga Helena Peshkopia e cila më 25 qershor të vitit 1678 e mbrojti tezën e saj doktorale, duke u bërë femra e parë në botë me doktoratë në filozofi dhe deri te eruditi Sami Frashëri që në shek. XIX e botoi enciklopedinë e dytë në botë, mes shqiptarëve ka patur gjithmonë njerëz ishullorë, por edhe qarqe që kanë prodhuar dhe qarkulluar dije mes tyre dhe me të tjerët.”, tha kryeministri Kurti.

Krahas urimeve të përzemërta për 50-vjetorin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, në dekadën e tretë të lirisë së Kosovës dhe në dekadën e dytë të Republikës sonë, kryeministri Kurti, rikujtoi debatin e vjetër dhe kurrë të mbarimtë, atë mes politikës dhe shkencës.

“Publikja është sfera, ku shkenca dhe artet nxjerren në pah duke u publikuar dhe ku nga marrëdhëniet ndërnjerëzore me dijen, me jetën, me natyrën dhe me shoqërinë, njerëzit krijojnë dhe formësojnë botë të reja në vazhdimësi. Duke qenë i kushtëzuar në jetë me të tjerët si vetja, njeriu është qenie politike, një qenie, e cila me habinë e tij ndaj botës dhe me angazhimin e tij për të njohur veten dhe gjithçka rrotull tij, kthehet në kushtin e vetë realitetit. E në vitet e 70-ta të shekullit të kaluar, pikërisht në kohën e themelimit të AShAK-ut te ne, strukturalistët dhe poststrukturalistët mandej, sidomos ata francezë, po e trajtonin raportin mes dijes shkencore dhe narracioneve për të vërtetën, mes mendimit filozofik dhe pushtetit politik, si dhe mes artit dhe autoritetit”, u shpreh kryeministri.

Ai shtoi se Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës është institucioni më sipëror, ku nuk ka mendim që nuk mund të thuhet, nuk ka hipotezë që nuk mund të ngritet dhe ku nuk ka debat që nuk mund të bëhet. Nëpër këtë akademi kanë kaluar të gjitha mendimet e shtjellimet e shoqërisë kosovare dhe kombit shqiptar, nga kryeveprat e artit shqiptar te idetë e rilindasve për shqiptarizmën, deri te refuzimi estetik dhe rezistenca nëpër burgje, si dhe kryengritja e armatosur për çlirimin e Kosovës, pra për jetësimin e paradigmës së lirisë.

Përfundoi fjalën e tij duke shprehur mes tjerash se në kohën kur kanë marrë hov luftërat hibride, inteligjenca artificiale dhe tensionet gjeopolitike, e ku demokracia perëndimore dhe të drejtat e njeriut janë të sulmuara si asnjëherë më parë, akademitë duhet të jenë të zëna si rrallëherë më parë.

Gjithashtu lexoni:

“S’mund të ketë qeveri anti-amerikane nga një popull pro-amerikan”, thotë Kusari-Lila

Aleanca: Nëse plotësohen kërkesat tona, e pranojmë Konjufcën president

Kryetari i Kamenicës merr lajmin e mirë: E vërteta mund të vonojë, por asnjëherë nuk humb

Arrestohet shtetasi kosovar në Ulqin, dyshohet se vidhte nëpër plazhe

Zulfaj takon përfaqësuesen e BE-së, diskutojnë për reformat dhe procesin e integrimit evropian

Kosova News 10/12/2025 10/12/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
11°C
Pristina
clear sky
13° _ 11°
80%
1 km/h
Sun
31 °C
Mon
30 °C
Tue
32 °C
Wed
35 °C
Thu
33 °C

Lajmet e Fundit

Aeroplani përplaset mbi shtëpinë e një familjeje në Gjermani, dy persona humbin jetën
20:47 -25/07/2026
Mbyt qenin me veturë në Ulqin dhe tenton të arratiset, arrestohet në kufi
20:26 -25/07/2026
Krasniqi: Pres që aktgjykimi ta dëshmojë pastërtinë e luftës së UÇK-së
20:01 -25/07/2026
Alarm për sulm iranian me raketë ndaj Trumpit, presidenti u largua nga Turqia me Air Force One-in e vjetër
19:38 -25/07/2026
Rënia e temperaturave, nesër pa kufizime për automjetet mbi 20 tonë
19:14 -25/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?