KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » “Kur marrja bëhet fytyrë!”, me një fjali të vetme i reagon ministrja Gërvalla deputetes Musliu
Politikë

“Kur marrja bëhet fytyrë!”, me një fjali të vetme i reagon ministrja Gërvalla deputetes Musliu

Kosova News
Kosova News 14:13 -15/12/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Më një fjali të vetme i ka reaguar ministrja e Punëve të Jashtme, Donik Gërvalla, deputetes së PDK-së, Ganimete Musliu, e cila përdori gjuhë seksiste ndaj presidentes së vendit Vjosa Osmani.

Deputetja nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu është marrë sot me pamjen fizike të kreut të vendit, pasi presidentja Vjosa Osmani kreu fjalimin e saj po sot në Kuvendin e Kosovës.

Osmani gjatë fjalimit të saj tha se “nuk do të zmbrapsem edhe atëherë kur më sulmoni me pamjen time”

Ndaj kësaj deklarate ka reaguar deputetja Musliu e cila ka përdorur gjuhë të ashpër në drejtim të presidentes.

“Si presidente ti do të mbahesh në mend veç si inatçore, kompleksgjike, përçarëse dhe urrejtëse deri në palcë! Meqë paske hyrë të kg. Po ta them troç: Do të mbahesh në mend si një GRUA që hyri në Presidencë me 100 kg e do të dalë nga aty me 50 kg”, ka shkruar Musliu.

Kjo që shkroi Musliu ka nxitur reagime të shumta. Por, reagimi i ministres Donika Gervalla është më i veçantë.

“Kur marrja bëhet fytyrë!”, kjo është fjalia  e vetme që shkroi sot si reagimin ministrja Gërvalla ndaj gjithë asaj që deklaroi deputetja Musliu.

E skandaloze e të papranueshme e ka quajtur deklaratën e Ganimete Musliut edhe  ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila ka kërkuar nga PDK-ja që të distancohet nga gjuha e tillë seksiste.

Haxhiu ka thënë se gjuha e deputetes së PDK-së, Ganimete Musliu ndaj presidentes Vjosa Osmani është manifestim i urrejtjes që shndërrohet në gjuhë seksiste nga dikush që në rrethana normale do të duhej ta luftonte atë.

“Kjo gjuhë është manifestim i mendimit, ndërkohë që pas saj ngelet vetëm veprimi… Gjuha e sotme e Ganimete Musliut, që nuk është e para herë, është skandaloze, e papranueshme dhe nga e cila do të duhej të distancoheshin të gjithë duke nisur nga partia e saj. Aq më e rëndë kur kjo bëhet nga dikush që mbahet për përfaqësues dhe ka përgjegjësi publike”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

Ministrja Haxhiu kërkon nga PDK-ja të distancohet nga gjuha seksiste dhe mendimi dhunues i deputetes Musliu

Gjithashtu lexoni:

Osmani takon përfaqësues shtetërorë në Forumin Ndërkombëtar

Gërvalla takon homologun nga Tanzania

Kurti takon ambasadoren kanadeze, diskutojnë për forcimin e bashkëpunimit

Kurti: Kosova dhe Polonia po i thellojnë bashkëpunimin bilateral dhe lidhjet kulturore

Sorensen tregon se çfarë bisedoi me Bislimin, planifikon së shpejti organizimin e takimit trepalësh

Kosova News 15/12/2022 15/12/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
clear sky
16° _ 14°
79%
2 km/h
Tue
26 °C
Wed
27 °C
Thu
28 °C
Fri
28 °C
Sat
26 °C

Lajmet e Fundit

Osmani takon përfaqësues shtetërorë në Forumin Ndërkombëtar
23:00 -02/06/2025
Tare synon të transferojë Luka Modricin në Milan
22:56 -02/06/2025
Gërvalla takon homologun nga Tanzania
22:25 -02/06/2025
“Tifozat Kuq e Zi” nuk do të jenë në stadium në ndeshjen ndaj Serbisë
21:41 -02/06/2025
Kurti takon ambasadoren kanadeze, diskutojnë për forcimin e bashkëpunimit
21:21 -02/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?