KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kur deti, yjet dhe mikpritja bëhen një – Wave Camping
Opinion

Kur deti, yjet dhe mikpritja bëhen një – Wave Camping

Alban Begolli
Alban Begolli 18:31 -11/08/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Shkruan: Alban Begolli

Në zemër të Himarës, mes lisave të ullinjve dhe zhurmës së valëve, gjendet një kamp që nuk ofron vetëm vend për të pushuar, por një përvojë që të mbetet në zemër e mendje për një kohë të gjatë.. Ky është tregimi im nga Wave Camping.

Ka vende që nuk i harrojmë kurrë, jo vetëm për pamjet që ofrojnë, por edhe për emocionet që të falin. Një prej tyre, për mua, është Wave Camping në Himarë të Shqipërisë.

Që nga momenti i parë kur rezervova vendin, e deri te çasti i fundit kur pushimi mori fund, stafi i kampit u tregua i jashtëzakonshëm. Të buzëqeshur, të sjellshëm dhe gjithmonë të gatshëm për të ndihmuar. E ndjeva qartë se për ta, çdo pushues është mysafir i çmuar.

Para se të shkoja, kisha një frikë të vogël: a do të fleja rehat në tendë, me gjithë vapën e gushtit dhe mushkonjat? Por jo vetëm që fjeta qetë, por bëra një gjumë fantastik.

Nën hijen e ullinjve, të freskonte një fllad i lehtë e nuk kishte as mushkonja.

Netëve, para se të më zinte gjumi, shijoja qiellin e mbushur me yje dhe më zgjonte në mëngjes cicërima e zogjve, tinguj këto që nuk mund ta gjesh në qytet.

Uji kristal i Himarës

Një nga mrekullitë që të pret këtu është deti. Uji ka një pamje që duket sikur është marrë nga një kartolinë, i pastër, i kthjellët, mahnitës!

Po ashtu, shpellat natyrore pranë bregut ofrojnë pamje të paharrueshme.

Vend ideal për fotografi dhe për t’u ndjerë si në një botë tjetër, por për ata që kërkojnë aventurë, ky det u jep mundësi edhe për kajak.

Mbrëmjet në Kamp

Wave Camping është një vend ku mund të pushosh si me familjen, ashtu edhe me miq, madje edhe vetëm. Sepse, edhe nëse vjen pa shoqëri, është e pamundur të largohesh pa bërë miq të rinj me të cilët ndoshta dhe mund shoqërohesh edhe në të ardhmen.

Mbrëmjet ishin magjike: të gjithë pushuesit mblidheshim rreth zjarrit, këndonim me kitarë, bisedonim për tema nga më të ndryshmet, luanim lojëra në grup dhe qeshnim deri vonë. Një ndjenjë që rrallë e gjen diku tjetër.

Pastaj, ushqimi…

Një ditë sallqiçe me pure patatesh, ndonjëherë pasta nga më të ndryshmet, herë pas here çorbë, sallata të freskëta, pemë të stinës… si në mëngjes ashtu edhe në darkë.

Të gjitha të përgatitura me dashuri nga “gjyshja e kampit”, një zonjë që jo vetëm gatuan mrekullisht, por të bën të ndihesh si në shtëpinë tënde.

Çmimet? Tepër të volitshme, të përshtatshme për çdo buxhet, pa e prshur cilësinë dhe komoditetin.

Nëse kërkoni një vend ku të pushoni, të relaksoheni, të bëni miq të rinj dhe të krijoni kujtime të paharrueshme, Wave Camping në Himarë është një destinacion që duhet ta vendosni patjetër në listën tuaj.

Unë e di se do të kthehem përsëri – sepse vende të tilla nuk të lënë të ikësh pa marrë një copëz zemre me vete.

Gjithashtu lexoni:

Inspektorati i Punës ndalon punimet në 16 vendpunishte në pesë komuna

Hoti: Me reformën në mirëqenie sociale hiqet kriteri i moshës pesëvjeçare

Ministri Muja premton rrjeta kundër breshrit dhe Qendër të Paralajmërimit të Hershëm për fermerët

Berisha: SPAK-u seksion i PS-së, shpresa e vetme është kryengritja e fuqishme

Bulliqi dhe Kusari-Lila vizitojnë panairin e “Ditëve të Diasporës”

Alban Begolli 11/08/2025 11/08/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
few clouds
15° _ 15°
90%
Tue
35 °C
Wed
24 °C
Thu
28 °C
Fri
17 °C
Sat
23 °C

Lajmet e Fundit

Vdes një 61-vjeçar në Viti, rrëshqiti në ballkon gjatë motit të lig
20:47 -21/07/2026
Inspektorati i Punës ndalon punimet në 16 vendpunishte në pesë komuna
19:51 -21/07/2026
Hoti: Me reformën në mirëqenie sociale hiqet kriteri i moshës pesëvjeçare
19:47 -21/07/2026
Ministri Muja premton rrjeta kundër breshrit dhe Qendër të Paralajmërimit të Hershëm për fermerët
19:10 -21/07/2026
Gjendet i vdekur në qeli i dyshuari për sulmin në Gjermani që kishte lënë 6 të vdekur                               
18:58 -21/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?