KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » ​“Kur bohet mirë?!” – Aksion simbolik në Prishtinë për Ditën Ndërkombëtare të Rinisë
PolitikëTjera

​“Kur bohet mirë?!” – Aksion simbolik në Prishtinë për Ditën Ndërkombëtare të Rinisë

Kosova News
Kosova News 13:13 -12/08/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Nën sloganin “Kur bëhet mirë”, nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Kosovë (YIHR KS) po shënon Ditën Ndërkombëtare të Rinisë me një aksion rrugor në sheshin “Nënë Tereza”, në Prishtinë.

Rina Kadiri-menaxhere e programeve në këtë organizatë, tha gjendja e të rinjve në Kosovë është e dhimbshme, pasi ata po ikin nga Kosova.

Ndryshe, edhe grupi i Deputetëve të Rinj në Kuvendin e Kosovës sot shënoi Ditën Ndërkombëtare të Rinisë.

Në këtë seancë, kryeministri Albin Kurti tha se investimi në rini është investimi më afatgjatë.

“Praktikë dhe teori, sistemi dual, na nevojitet një trup universitare e ndërgjegjshme, shkolla moderne e të frytshme, përdorim maksimal i të dhënave të natyrës që disponojmë. Pjekuri politike dhe pasion rinor, kjo duhet të jetë. Puna me rininë i ngjan punës me natyrën, e në të dy rastet kemi të bëjmë me ekologjinë. Duke mbrojtur rininë e mbrojmë shoqërinë, e mbrojmë vetveten”, tha Kurti.

“Qeveria duhet të shoh projektet e investimeve të mëdha, i riu duhet të shoh projektet e mundshme me jetën e tij. Kalituni, ngrituni si individë, por formoni sa më shumë shoqata e organizata drejt institucioneve dhe shtetit, sepse individët bëhen më të zot e më të mirë kur jemi bashkë, kur rrimë e punojmë bashkë”, tha Kurti.

Kurti foli për arsim cilësor si diçka e domosdoshme për zhvillimin e të rinjve.

“I takon shkollës ta vendosë të riun në kontakt me talentin e vet. Shkolla e mesme është shumë e rëndësishme, të rinjtë duhet kërkojnë cilësi, i riu nuk mëson sa për diplomë e punë, ai arsimohet për një jetë të tërë. Mos prisni cilësia të jetë ofertë, cilësia duhet të jetë edhe kërkesë. Duhet ta kërkoni atë dhe jo vetëm të prisni t’iu ofrohet ajo”, është shprehur ai.

Ndryshe, Dita Ndërkombëtare e Rinisë shënohet më 12 gusht të çdo viti. Ajo është caktuar nga Kombet e Bashkuara në vitin 1999 me miratimin e rezolutës 54/120.

Kjo ditë është menduar si një mundësi për qeveritë dhe të tjerët për të tërhequr vëmendjen për çështjet rinore në mbarë botën.

Gjithashtu lexoni:

Abdixhiku pret në takim Rohden, flasin për propozimin e LDK-së për qeveri tranzicionale

Kurti takon figura të njohura ndërkombëtare në konferencën IMPACT 2025 në Poloni

Presidentja Osmani përfaqëson Kosovën në Samitin e radhës së EPC-së në Tiranë

PAMJE EKSKLUZIVE – Mbyllen edhe tri institucione të tjera serbe në veri

Misioni Vëzhgues i BE-së dorëzon raportin për zgjedhjet 2025, Osmani: Demokracia në vend është në përparim të vazhdueshëm

TAGGED: Ditëa Ndërkombëtare të Rinisë
Kosova News 12/08/2022 12/08/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
5°C
Pristina
scattered clouds
8° _ 5°
78%
2 km/h
Wed
16 °C
Thu
19 °C
Fri
11 °C
Sat
14 °C
Sun
14 °C

Lajmet e Fundit

Abdixhiku pret në takim Rohden, flasin për propozimin e LDK-së për qeveri tranzicionale
17:09 -14/05/2025
Kurti takon figura të njohura ndërkombëtare në konferencën IMPACT 2025 në Poloni
16:13 -14/05/2025
Qytetari nga Juniku dorëzon kuletën me 1300 euro në Polici
16:04 -14/05/2025
Presidentja Osmani përfaqëson Kosovën në Samitin e radhës së EPC-së në Tiranë
15:56 -14/05/2025
PAMJE EKSKLUZIVE – Mbyllen edhe tri institucione të tjera serbe në veri
15:47 -14/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?