KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kupchan: Kurti e Vuçiqi po e vështirësojnë zgjidhjen duke luajtur me karta nacionaliste
Politikë

Kupchan: Kurti e Vuçiqi po e vështirësojnë zgjidhjen duke luajtur me karta nacionaliste

Kosova News
Kosova News 09:46 -09/02/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po bën veprime të panevojshme provokuese, thotë Charles Kupchan, profesor në Universitetin Georgetown dhe ish-drejtor i çështjeve evropiane në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara.

“Nuk mendoj se kjo është në interesin e Kosovës. Nëse kthehemi në vitin 1999 dhe menjëherë pas vitit 2008, Serbia është parë si problem, Serbia është parë si vend që e vështirësonte jetën, duke nxitur telashe në veri të Kosovës dhe duke refuzuar të angazhohej në normalizimin e marrëdhënieve”, thotë Kupchan në intervistën dhënë Radios Evropa e Lirë.

Sipas tij, të dy udhëheqësit – Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq – kanë mbetur te mosmarrëveshjet e së kaluarës, në vend se të fokusohen tek e ardhmja.

Ai ka thënë se marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë po kthehen prapa, nuk po ecin përpara.

“Unë mendoj se kryeministri Kurti është duke bërë disa veprime të panevojshme provokuese. Ka qenë çështja e letërnjoftimeve, e targave, e instalimit të kryetarëve [shqiptarë] në veri, për të cilët ka votuar një përqindje shumë e vogël e banorëve… tani u thotë serbëve se nuk mund t’i përdorin dinarët më, ekziston vetëm një monedhë zyrtare dhe ajo është euroja. A i ka të justifikueshme këto gjëra? Po, sepse çdo vend sovran duhet të jetë në gjendje të thotë se ne kemi monedhën tonë, euro… ose të ketë një autoritet përgjegjës për lëshimin e targave. Por, duket se Kurti po i ndërmerr këto veprime duke luajtur me një kartë nacionaliste – me ç’gjë e vështirëson përparimin e Marrëveshjes së Ohrit”, ka thënë ai.

Të njëjtën Kupchan e ka thënë edhe për Vuçiqin, se “luan me kartën e tij nacionaliste, ai bën dhe thotë gjëra provokuese, po ashtu”.

Sipas Kupchanit, vendimi për dinarin duhet shtyrë.

“Nëse shohim se çfarë përfiton Kosova kundrejt kostos së një vendimi të tillë, mendoj se duhet të lihet në pritje”.

Përballja në KS të OKB-së, në Serbi u ndal transmetimi direkt kur kryeministri Kurti nisi fjalimin

Gjithashtu lexoni:

Rizvanolli publikon vendimin e qeverisë së Isa Mustafës në vitin 2015 në kohën kur u miratua  ligji për liberalizimin e tregut të energjisë

Osmani takon Kallasin në Tiranë: Kosova është gati për hapin e radhës drejt BE-së

Meloni: Ballkani Perëndimor me perspektivë të qartë integrimi në BE

Picula i bën thirrje Serbisë: Lirojini urgjentisht të burgosurit politikë

Osmani nga Tirana: Zëri i Kosovës është i pranishëm aty ku vendoset për të ardhmen e Evropës

Kosova News 09/02/2024 09/02/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
light rain
13° _ 12°
91%
1 km/h
Fri
11 °C
Sat
15 °C
Sun
17 °C
Mon
19 °C
Tue
18 °C

Lajmet e Fundit

Bjeshkët e Rugovës në Pejë mbulohen nga bora në mes të majit
17:30 -16/05/2025
Policia e Kosovës dhe KFOR-i amerikan mbajnë trajnim të përbashkët  
17:03 -16/05/2025
Rizvanolli publikon vendimin e qeverisë së Isa Mustafës në vitin 2015 në kohën kur u miratua  ligji për liberalizimin e tregut të energjisë
16:50 -16/05/2025
Zelensky dhe liderët europian  bisedojnë me Trump nga Tirana: nëse Rusia nuk ndalon luftën, sanksione më të ashpra duhet të pasojnë
16:33 -16/05/2025
Osmani takon Kallasin në Tiranë: Kosova është gati për hapin e radhës drejt BE-së
15:50 -16/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?