Sopranoja e njohur nga Kosova, me famë botërore, Elbenita Kajtazi, e cila ka performuar në skenat më të njohura të teatrove botërore, duke fituar disa çmime ndërkombëtare, sot me rolin e Mimis do të ngjitet në skenën e një ndër teatrove më të bukur të botës, në Semperoper të Dresdenit të Gjermanisë. Me performancën dhe zërin e saj të mrekullueshëm, po vlerësohet shumë nga publiku dhe kolegët e saj të profesionit.
“Duke ju falënderuar nga zemra për përkrahjen tuaj, po ndaj me ju një foto nga prova e sotme e cila ishte edhe e fundit përpara shfaqjes së nesërme.
Debutimi im në rolin e Mimis do zë vend nesër në një nga teatrot më të bukur në botë Semperoper Dresden. Ndihem e privilegjuar dhe me fat dhe mezi presë të ngjitem në skenë nesër dhe të realizoj edhe një ëndërr të madhe e cila do ma përmbush shpirtin me shumë lumtuni!
Ju uroj një ditë të bukur sot”, ka shkruar Kajtazi në llogarinë e saj në “Facebook”, postim të cilin e ka shoqëruar me një foto nga provat./KosovaNews/