KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Promovohen dy libra të autorit Glauk Konjufca
Kulturë

Promovohen dy libra të autorit Glauk Konjufca

Kosova News
Kosova News 18:39 -07/06/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Në ditën e parë të Panairit, në stendën e shtëpisë botuese “Dukagjini”, janë promovuar dy libra të rinj të autorit Glauk Konjufca. “Epistema e Dhomës së Zezë” dhe “Ontologjia e Artit të Shtatë” janë dy libra që, përmes një qasjeje filozofike, trajtojnë historinë dhe zhvillimin e kinematografisë botërore.  Këta dy libra të Konjufcës sjellin një model të ri analize teoriko-filozofike dhe plotësojnë një vakuum në studimet e mirëfillta mbi artin e shtatë në kulturën shqiptare, dhe përmes metodës epistomologjike arti i shtatë zhvillohet dhe bëhet më i qartë për lexuesit.

Pjesë e këtij promovimi, për t’iu përgjigjur pyetjeve të lexuesve dhe për të dhënë nënshkrime, ishte edhe vetë autori i librave, i cili njëherësh është edhe kryetar i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca. Interesimi për blerjen e këtyre dy librave ishte mjaft i madh dhe për orë të tëra Konjufca qëndroi në panair, duke ua nënshkruar librin të gjithë adhuruesve të librit.

Kujtojmë se Konjufca po ashtu është autor i librit “Huti i Minervës Fluturon në Muzg: G.Ë.F. Hegel”, të cilën e botoi në vitin 2012.

Me moton “Libri mbron mendjen”, edicioni i 22-të i Panairit të librit në Kosovë, i cili po mbahet  në Pallatin e Rinisë në kryeqytet, në të cilin po marrin pjesë rreth 100 botues nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe diaspora, me rreth 2 mijë tituj të rinj, do të jetë i hapur deri me datën 12 qershor.

Gjithashtu lexoni:

Anulohet konferenca e Trëndafilovës, përfundon protesta e veteranëve

OVL e UÇK-së dhe aktivistët e PSD-së protestojnë me mjete piroteknike kundër vizitës së Ekaterina Trendafilovas

Sonte Shqipëria në Eurovizion me Shkodra Elektronike

Veteranët protestojnë ndaj Trendafilovës

Sot përpjekja e pesëmbëdhjetë për konstituimin e Kuvendit

TAGGED: Konjufca, panairi, promovimi
Kosova News 07/06/2022 07/06/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
overcast clouds
10° _ 8°
84%
2 km/h
Tue
18 °C
Wed
17 °C
Thu
20 °C
Fri
11 °C
Sat
13 °C

Lajmet e Fundit

Deponohen nga klientë të ndryshëm para të falsifikuara, Policia heton rastin në Prishtinë
14:14 -13/05/2025
Guerot pas takimit me Kurtin: U diskutua për integrimin evropian dhe formimin e qeverisë
13:56 -13/05/2025
Anulimi i konferencës së Trendafiloves, Gucati: Besoj që ia arritëm qëllimit
13:50 -13/05/2025
Nënshkruhet marrëveshja për siguri në komunikim ndërmjet FSK-së dhe EUCOM-it
13:36 -13/05/2025
Sveçla priti Shefin e ri të OSBE-së në Kosovë, McGurk
13:32 -13/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?