KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » MAPL-ja del me sqarim lidhur me dhënien në shfrytëzim të pronës “The Sunny Hill”
Kulturë

MAPL-ja del me sqarim lidhur me dhënien në shfrytëzim të pronës “The Sunny Hill”

Kosova News
Kosova News 21:23 -14/06/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka dal me sqarim lidhur me procesin e vlerësimit të vendimit lidhur me dhënien në shfrytëzim të pronës komunale “The Sunny Hill”.

Sipas njoftimit, MAPL nuk e ka anuluar apo rikthyer në rishqyrtim këtë vendim, por ka kërkuar sqarim dhe dokumente shtesë të cilat mungojnë.

Tutje thuhet se, “Duam po ashtu të theksojmë se për këtë akt dhe mënyrën e dhënies së pronës në shfrytëzim për 99 vite ne kemi pranuar reagime edhe nga organizata të shoqërisë civile të cilat kanë tërhequr vërejtjen pikërisht për mënyrën se si ishte proceduar me këtë proces. Megjithatë ne kemi qenë dhe vazhdojmë të jemi të përkushtuar të trajtojmë me interes dhe seriozitet aktin në fjalë”.

Postimi:

Sqarim lidhur me procesin e vlerësimit të vendimit lidhur me dhëninen në shfrytëzim të pronës komunale “The Sunny Hill”

Lidhur me dhënien e pronës komunale në shfrytëzim sqarojmë se, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal nga momenti i parë ka trajtuar me kujdes maksimal Vendimin e Komunës së Prishtinës për dhënien afatgjatë të pronës komunale në shfrytëzim. Po ashtu njoftojmë opinionin publik se MAPL nuk e anuluar apo rikthyer në rishqyrtim këtë vendim, por ka kërkuar sqarim dhe dokumente shtesë të cilat mungojnë.

Nisur nga fakti se institucionet lokale janë konstituuar me vonesë për shkak të procesit zgjedhor, MAPL në fillim të këtij viti ju ka mundësuar të gjitha komunave, përfshirë këtu edhe Prishtinën, shpalljen e listës së pronave që do të jepnin në shfrytëzim deri me 31 mars 2022. Në anën tjetër, vendimi për dhënien në shfrytëzim të pronës komunale për “The Sunny Hill”, me procedurat e negocimit të Kryetarit të Komunës, është aprovuar  nga Kuvendi i Komunës së Prishtinës me 10.05.2022, ndërsa për shqyrtim të ligjshmërisë në Ministri është pranuar me datë 16.05.2022.

Ani pse lënda nuk ka qenë e kompletuar, duke vlerësuar edhe rëndësinë e një veprimtarie  të tillë, MAPL në përputhje me kompetencat sipas Ligjit për Vetëqeverisje Lokale për shqyrtimin administrativ të akteve të komunave ka kërkuar sqarime shtesë në lidhje me vendimin e Komunës së Prishtinës me theks të veçantë për kohëzgjatjen e dhënies në shfrytëzim dhe pjesën e parcelës prej 17 hektarësh, sa ishte kërkuar në shfrytëzim, një pjesë e së cilës ka statusin e tokës bujqësore. Përveç kësaj lënda kishte disa dokumente esenciale që mungonin në aplikacion për të cilat kërkuam po ashtu sqarime shtesë:

a)      Projekti i paraqitur nga investitori dhe plani dinamik i realizimit të investimit;

b)      qarkullimin bankar për vitin paraprak, ashtu siç është paraparë me nenin  23  të Rregullorës (qrk) nr. 09/2020 për përcaktimin e procedurave të dhënies në shfrytëzim dhe këmbimin e pronës së paluajtshme të komunës.

Duam po ashtu të theksojmë se për këtë akt dhe mënyrën e dhënies së pronës në shfrytëzim për 99 vite ne kemi pranuar reagime edhe nga organizata të shoqërisë civile të cilat kanë tërhequr vërejtjen pikërisht për mënyrën se si ishte proceduar me këtë proces. Megjithatë ne kemi qenë dhe vazhdojmë të jemi të përkushtuar të trajtojmë me interes dhe seriozitet aktin në fjalë. Aktualisht Ministria jonë është në pritje të përgjigjes në pyetjet që i kemi dërguar Kryetarit të Komunës së Prishtinës, z. Përparim Rama.

Duke e ditur rëndësinë e një cilitdo investim madhor dhe nevojës për projekte serioze dhe gjithnjë përmes procedurave siç parashohin ligjet dhe rregulloret, por edhe në përputhje me interesin dhe mënyrën e shfrytëzimit të pronës publike ju njoftojmë se jemi në proces të shqyrtimit të këtij akti dhe se nuk bëhet fjalë për anulim nga ana e ministrisë./io/

Gjithashtu lexoni:

Chopin Piano Fest hapet me pjesëmarrjen e Kryeministrit Kurti: një festival që lidh muzikën me diplomacinë kulturore

Kurti: “Hasi Jehon”, një urë që na lidh përmes zërit të folklorit shqiptar

Teatri i Pogradecit sjell në Prizren komedinë e zezë “Vetmi në Perëndim” të Martin McDonagh

Çeku: Jemi të përkushtuar të modernizojmë infrastrukturën kulturore

Kurti priti ekipin organizativ të festivalit PITF

Kosova News 14/06/2022 14/06/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
clear sky
10° _ 10°
75%
1 km/h
Fri
15 °C
Sat
17 °C
Sun
18 °C
Mon
15 °C
Tue
13 °C

Lajmet e Fundit

Osmani priti në takim ambasadorin e ri të OSBE-së në Kosovë, Gerard McGurk
11:47 -09/05/2025
Gërvalla beson se ka njerëz në LDK që do ta shtyjnë Abdixhikun të ndërrojë qëndrim ndaj VV-së
11:25 -09/05/2025
Lëshohet urdhër për të ndaluar hyrjen e Dodikut në vendet ushtarake
11:15 -09/05/2025
LDK-ja mbledh nënshkrimet për anulimin e vendimit për shtrenjtim të rrymës
10:57 -09/05/2025
S’ka konstituim të Kuvendit as pas 13 përpjekjeve
10:36 -09/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?