Tenori Ramë Lahaj ka njoftuar për datat zyrtare të edicionit të tretë të festivalit “Ramë Lahaj International Opera Festival” në Prishtinë. Ai ka bërë të ditur në Facebook, se sivjet Kosova do të presë yje të operës botërore për 10 ditë, në datat 21 deri 31 korrik.
“Jemi tejmase të lumtur të ju ftojmë në edicionin e tretë të festivalit RLIOF, ku përveç platformave edukuese për artistët e rinj, kemi përzgjedhur një program të larmishëm artistik, të përshtatshëm për të gjithë”, thuhet në njoftimin e faqes së festivalit në Facebook.
Ai ka thënë se kjo periudhë është përzgjedhur për t’iu përshtatur pushimeve të diasporës. Siç ka thënë ai, “diaspora mbetet gjithmonë surpriza më e bukur e vitit”.