KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kuka: Medaljet tona olimpike kanë ardhur me përballjen e superfuqisë në xhudo, Majlinda shembull i disiplinës
Sport

Kuka: Medaljet tona olimpike kanë ardhur me përballjen e superfuqisë në xhudo, Majlinda shembull i disiplinës

Kosova News
Kosova News 11:44 -21/11/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Fakulteti i Edukimit Fizik dhe Sportit në Universitetin e Prishtinës ka mbajtur “Konferencën e Pestë Shkencore Ndërkombëtare” me temë: “Sporti dhe Edukimi Fizik në Epokën e Ndryshimeve Globale: Sfidat dhe Perspektivat” ku aty ka rrëfyer sfidën e saj edhe kampionja në botës, ish-xhudistja tani trajnere në këtë sport, Majlinda Kelmendi. E për shpirtin e saj ushtarak, ka treguar edhe trajneri i xhudos, Driton Kuka.

Në hapje të konferencës, Drejtori i Departamentit të Sportit në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Ibër Alaj, theksoi rëndësinë e kërkimeve shkencore për zhvillimin e sportit dhe ngritjen e kapaciteteve të organizatave sportive.

“Sigurisht që kërkimet shkencore janë të rëndësishme në mënyrë që sporti të jetë ambasadori që na përfaqëson në arenën ndërkombëtare. E konsideroj që një nga konferencat më të rëndësishme që krijon mundësi te vijnë njerëz të profileve të ndryshme edhe kjo ndikon që organizata sportive të zhvillohen dhe të rrisin kapacitet e tyre.

Trajneri i xhudos, Driton Kuka, foli për rëndësinë e disiplinës dhe qasjes shkencore në punën me gjeneratat e reja.

Ai theksoi se sukseset e sportistëve kosovarë janë rezultat i punës së palodhshme, motivimit dhe përkushtimit, duke veçuar Majlinda Kelmendin si shembull të disiplinës dhe tejkalimit të limiteve.
“Parimet e mia janë disiplina e hekurt pas përfundimit të luftës ka dalë një gjeneratë që është rrit pas luftës, në Kosovë ka pasur luftë dhe kushte jashtëzakonisht të vështir. Për këtë arsye kjo gjeneratë ka qenë shumë e lehte për te punuar sepse ka pasur motiv të punojnë dhe të tregojnë sa e dëshirojnë lirinë. Vajzat janë stërvitur nga ora mëngjes nga tetë orë, këto më kanë pasur mua, unë i kam pasë këto. Parimi kryesor i punës sime me këto gjenerata është disiplinë e hekurt. Gjithçka po bazohet në shkencë është e vërtetë, çdo trajner që mendon që i din rregullat dhe nuk e ndërton vetën me metoda të reja ai do te dështojë. Ne kemi punuar dhe jemi munduar të ndjekim trendin me shtetet e fuqishme. Majlinda është dora ime e djathtë kjo ka qenë sportiste e cila në stërvitje e ka dhënë shpirtin në të, i ka tejkaluar limitet e saj medaljet tona olimpike kanë ardhur direkt me përballjen e superfuqisë në xhudo, ka thënë Kuka.
Ndërsa Majlinda Kelmendi, ka folur për sfidat e saj, por që thekson se respketi, disiplina dhe vetëbesimi, ishin parimet mbi të cilat shënoi suksesin e jashtëzakonshëm për shtetin e Kosovës.

“Si garuese e sportit të xhudos gjëra kryesore është respekti, dhe disiplina e hekurt dhe e treta është vetëbesimi. Nëse nuk i kisha pasur këto kompetente do të isha skeptike se a do të fitoja. Kam hyrë në libër të Genis-it, kampione e dyfishit botërorë. Nëse mendojmë edhe kushtet të cilat kemi fillu palestrat dhe kushtet kanë qenë të vështira. Tri kompetente kryesore janë ato që i thash”, theksoi Kelmendi

Gjithashtu lexoni:

Franca dhe Maroku përballen në çerekfinalen e Botërorit 2026

Ballkani barazon në ndeshjen e parë me Connah’s Quay Nomads në Uellsi

Sulmuesi i Egjiptit shpërthen ndaj gjyqtarit pas eliminimit: Kupa po i jepet Argjentinës

Argjentina mposht Egjiptin me përmbysje dhe kalon tutje

Spanja eliminon Portugalinë, Ronaldo largohet me lot në sy

Kosova News 21/11/2025 21/11/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
overcast clouds
15° _ 15°
90%
1 km/h
Thu
26 °C
Fri
30 °C
Sat
33 °C
Sun
29 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Ministri Hoti miraton dy Udhëzime në shërbimet sociale dhe familjare
15:42 -09/07/2026
Nis mbledhja e kryesisë, Gruda i PDK-së jep detaje rreth ftesës së Kurtit
15:39 -09/07/2026
MASh ndan 100 bursa për nxënësit e Arsimit Profesional, aplikimi hapet deri më 1 tetor
15:03 -09/07/2026
Kurti fton në takim krerët e partive
14:31 -09/07/2026
I dënuari me 3 vjet burgim për armatim përfundon në burg
14:11 -09/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?