Trajneri më i suksesshëm kosovar, Driton Kuka ka përkujtuar një nga momentet më të veçanta në karrierën e tij.
Kuka ka kujtuar suksesin e madh të xhudistes Distria Krasniqi më 24 korrik të vitit 2021 kur xhudistja kosovare arriti të shpallet kampione olimpike në Tokio të Japonisë.
Suksesin e Distrias, Driton Kuka ka shkruar se e ka përjetuar si një çmendur të madhe dhe kishte ndjenja të papërshkrueshme.
“Për një ditë e javë të mbarë, 24 Korrik 2021, çmenduri. Tash dy vjet më parë Budokan Tokyo po njoftohej me kampionen e parë Olimpike në tempullin e xhudos. Nuk ishte Japonia por Kosova që ngadhënjeu”, ka shkruar Kuka në Facebook.
Tutje Kuka ka shkruar me krenari se si xhudistet nga Kosova po i tregojnë.


