KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » “Kujtesën e kam të mirë” – thotë Biden pasi prokurori tha se ai s’i mbante në mend ngjarjet personale
Botë

“Kujtesën e kam të mirë” – thotë Biden pasi prokurori tha se ai s’i mbante në mend ngjarjet personale

Kosova News
Kosova News 10:35 -09/02/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, e ka kundërshtuar ashpër një hetim ndaj tij i cili gjeti se ai i kishte keqpërdorur top dokumentet e klasifikuara dhe se kishte hasur në vështirësi t’i sillte ndër mend ngjarjet e rëndësishme jetësore.

“Kujtesën e kam të mirë”, u përgjigj Biden me zemërim të enjten në Shtëpinë e Bardhë ndaj hetimit të prokurorit të posaçëm Robert Hur, duke e mohuar se kishte harruar se kur i kishte vdekur djali. Beau Biden vdiq nga kanceri në tru në vitin 2015, në moshën 46 vjeçe.

“Si dreqin guxon ta ngrejë këtë çështje ai?”, tha Biden.

Hetimi gjeti se Bideni “me dashje i mbajti dhe i publikoi” dosjet e klasifikuara, por Hur tha se ka vendosur të mos ngrejë aktakuzë kundër tij.

Prokurori i posaçëm i Departamentit të Drejtësisë, Robert Hur, tha se Bideni i kishte mbajtur dokumentet e klasifikuara në mënyrë të papërshtatshme, të cilat kanë të bëjnë me politikën e jashtme dhe ushtarake në Afganistan, pasi shërbeu si zëvendëspresident.

Në raport, i cili u publikua një ditë më parë, thuhet se kujtesa e presidentit ka “kufizime të mëdha”.

Hur e intervistoi presidentin 81-vjeçar për pesë orë si pjesë e hetimit të tij.

Prokurori i posaçëm, një republikan i emëruar nga prokurori i përgjithshëm i Bidenit, Merrick Garland, tha se Bidenit nuk i kujtohej se në cilën kohë ishte zëvendëspresident (nga 2009 deri më 2017), apo “madje as kur djali i tij Beau kishte vdekur”, shkruan REL.

Në konferencën për media të së enjtes mbrëma, Bideni ishte emocional dhe i kritikoi gjetjet e hetimit se atij nuk i kujtoheshin ngjarjet personale.

“Sinqerisht, kur m’u bë ajo pyetje thashë me vete, kjo nuk është puna e tyre”, tha Biden.

“Nuk kam nevojë që dikush të ma kujtojë se kur vdiq ai [Beau Biden]”, shtoi ai.

Ai tha se ishte “shumë i zënë… duke u marrë me çështje të krizës ndërkombëtare” kur ishte intervistuar nga prokurori i posaçëm nga 8 deri më 9 tetor 2023 – tamam kur shpërtheu lufta Izrael-Hamas.

Prokurori i posaçëm theksoi do të ishte e vështirë të dënohej presidenti për keqpërdorim të dosjeve, sepse “në gjykim, Bideni me gjasë do të prezantohej para jurisë, siç bëri edhe gjatë intervistës me ne, si një i moshuar zemërdhembshur dhe me kujtesë të dobët”.

Gjithashtu lexoni:

Gjendet i vdekur në qeli i dyshuari për sulmin në Gjermani që kishte lënë 6 të vdekur                               

Përshkallëzohet konflikti SHBA–Iran

Zjarr masiv në Norvegji – shkatërron mbi 100 shtëpi, evakuohen qindra qytetarë

Trump kërcënon Kanadanë me tarifa të reja për tymin që mbuloi SHBA-në

Tërmet me magnitudë 5.0 godet Turqinë, s`ka raportime për dëme

Kosova News 09/02/2024 09/02/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
few clouds
15° _ 15°
90%
Tue
35 °C
Wed
24 °C
Thu
28 °C
Fri
17 °C
Sat
23 °C

Lajmet e Fundit

Vdes një 61-vjeçar në Viti, rrëshqiti në ballkon gjatë motit të lig
20:47 -21/07/2026
Inspektorati i Punës ndalon punimet në 16 vendpunishte në pesë komuna
19:51 -21/07/2026
Hoti: Me reformën në mirëqenie sociale hiqet kriteri i moshës pesëvjeçare
19:47 -21/07/2026
Ministri Muja premton rrjeta kundër breshrit dhe Qendër të Paralajmërimit të Hershëm për fermerët
19:10 -21/07/2026
Gjendet i vdekur në qeli i dyshuari për sulmin në Gjermani që kishte lënë 6 të vdekur                               
18:58 -21/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?