Njësitet e Policisë së Kosovës kanë vazhduar edhe sot angazhimet në veri të vendit, duke i lokalizuar disa shtëpi dhe automjete në Banjskë të Zveçanit, në të cilat dyshohet se ka armatim si dhe po punohet ende për të identifikuar persona tjerë të dyshuar lidhur me sulmin terrorist ku mbeti i vrarë një polic.
Tashmë njësitet policore kanë gjetur edhe kufomën e njërit prej terroristëve të vrarë, i cili ishte pjesë e sulmit kundër pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.
Nga burime brenda Policisë, KosovaNews mëson se kufoma është gjetur gjatë kontrollin në vendin ku dje pati shkëmbime të zjarrit.
Në fakt trupi i pajetë është gjetur disa qindra metra nga vendngjarja në hyrje të pyllit që ndodhet aty afër.
Kujtojmë se deri tani kanë qenë tre terroristë serbë të vrarë, disa janë plagosur dhe të tjerë janë arrestuar, ndërsa për pasojë e sulmit të tyre ndaj Policisë së Kosovës, ka mbetur i vdekur polici Afrim Bunjaku dhe janë plagosur tre policë kosovarë.