KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kryeziu-Hyseni: Nuk do të ketë Asociacion njëetnik, duhet të mbrojmë qëndrimin e kryeministrit
Politikë

Kryeziu-Hyseni: Nuk do të ketë Asociacion njëetnik, duhet të mbrojmë qëndrimin e kryeministrit

Kosova News
Kosova News 19:39 -30/01/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, deputetja e Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se ky subjekt politik në vazhdimësi ka qenë kundër themelimit të Asociacionit.

“Megjithatë dhe nëse ndërkombëtarët apo ambasadorët ndërkombëtar konsiderojnë që kjo marrëveshje tashmë është dashur të zbatohet dhe duhet të zbatohet, besoj që këtë duhej ta bënin me ata që e kanë nënshkruar marrëveshjen”, ka thënë Arbëresha Kryeziu-Hyseni

Kryeziu-Hyseni ka thënë se vazhdojnë të mendojnë se Asociacioni është i panevojshëm për qytetarët e Kosovës.

Deputetja e LVV-së ka shtuar se këtë marrëveshje nuk duhet të zbatojë askush dhe sipas saj, “fati në këtë fatkeqësi është që kjo marrëveshje ende nuk është zbatuar”.

Lexo po ashtu:

Ky është zyrtari që do ta përfaqësojë zyrën e Kryeministrit në takimin e Ambasadës Amerikane për asociacionin

“Një pjesë e madhe e opozitës madje gjithë përgjegjësinë për këtë marrëveshje ia kanë lënë Qeverisë sepse nuk duan të përfshihen fare në atë se çfarë po ndodh sot”.

Kryeziu-Hyseni ka potencuar se nuk e kemi në qendër njohjen që duhet t’a kishim por ka akterë të ndryshëm që po tentojnë që Asociacionin t’a vendosin në qendër.

“Kjo është një marrëveshje që do të duhej të diskutohej në kuadër të  çështjeve që duhej t’i diskutoni shtetet”.

Lexo po ashtu:

Draft-statuti i FES-it: Asociacioni do të financohet edhe nga Serbia dhe jo vetëm

Ndërsa për deklaratat e zyrtarëve amerikanë Chollet dhe Eskobar që është koha të zbatohet marrëveshja për Asociacionin, se a janë këta zyrtarë kundër Republikës së Kosovës, Kryeziu Hyseni ka deklaruar se nuk ka parë ndonjëherë të ketë kundërshtime sa i përket zyrtarëve amerikanë dhe ndërkombëtarë.

Për presionin ndërkombëtarë lidhur me këtë çështje, deputetja e LVV-së ka thënë se janë në presion për një çështje jetike dhe të rëndësishme dhe se e dinë se si do të veprojnë lidhur me këtë situatë, për të njëjtin qëndrim ajo tha se janë të njoftuar dhe ndërkombëtarët.

Tutje ajo ka shtuar se nuk është i njëjti presion dhe në Serbi, sidomos gjatë muajve të fundit.

“E dimë se si do të veprojmë por nuk mund të ndajë sepse nuk jam pjesë e grupit negociator”, ka thënë ajo duke shtuar se është e sigurt që Asociacioni nuk do të themelohet dhe se duhet ta mbrojmë qëndrimin e kryeministrit të vendit, Albin Kurti.

Lexo po ashtu:

Chollet dhe Escobar: Si vendi më pro-kosovar në botë, SHBA garanton popullin e Kosovës se Kushtetuta nuk cenohet me Asociacion

Tutje deputetja Kryeziu-Hyseni ka theksuar se nëse ekziston një person i tillë që është dakord me themelimin e Asociacionit nuk beson që ai mund të jetë shqiptar.

“Sepse duhet të jesh me zero ndjenja kombëtare, me zero ndjenja atdhedashurie, për të thënë që unë e zbatojë marrëveshjen e Asociacionit”, ka theksuar tutje ajo.

Sa i përket mundësisë se do të ketë zgjedhje nëse nuk themelohet Asociacioni, deputetja e LVV-së ka shtuar se do të shkonte në zgjedhje.

“Le të jetë një referendum popullor që i përgjigjet gjithë këtij presioni ndërkombëtarë karshi themelimit të Asociacionit”, ka shtuar tutje Hyseni-Kryeziu./rtvDukagjini/

Lexo po ashtu:

Draft-statuti i Asociacionit sipas FES do të ketë simbole të veta, kuvend, kryetar, buxhet të tijin, llogari bankare e prona

Gjithashtu lexoni:

“S’mund të ketë qeveri anti-amerikane nga një popull pro-amerikan”, thotë Kusari-Lila

Aleanca: Nëse plotësohen kërkesat tona, e pranojmë Konjufcën president

Kryetari i Kamenicës merr lajmin e mirë: E vërteta mund të vonojë, por asnjëherë nuk humb

UEFA cakton datën e shortit të Ligës së Kampionëve 2026/27

Zulfaj takon përfaqësuesen e BE-së, diskutojnë për reformat dhe procesin e integrimit evropian

Kosova News 30/01/2023 30/01/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
11°C
Pristina
clear sky
13° _ 11°
80%
1 km/h
Sun
31 °C
Mon
30 °C
Tue
32 °C
Wed
35 °C
Thu
33 °C

Lajmet e Fundit

Aeroplani përplaset mbi shtëpinë e një familjeje në Gjermani, dy persona humbin jetën
20:47 -25/07/2026
Mbyt qenin me veturë në Ulqin dhe tenton të arratiset, arrestohet në kufi
20:26 -25/07/2026
Krasniqi: Pres që aktgjykimi ta dëshmojë pastërtinë e luftës së UÇK-së
20:01 -25/07/2026
Alarm për sulm iranian me raketë ndaj Trumpit, presidenti u largua nga Turqia me Air Force One-in e vjetër
19:38 -25/07/2026
Rënia e temperaturave, nesër pa kufizime për automjetet mbi 20 tonë
19:14 -25/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?