KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kryeziu-Hyseni: Asociacioni nuk sjell normalizim, duhet të nënshkruhet marrëveshja e Brukselit
Politikë

Kryeziu-Hyseni: Asociacioni nuk sjell normalizim, duhet të nënshkruhet marrëveshja e Brukselit

Kosova News
Kosova News 10:19 -17/11/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, paralajmëron se Qeveria e Kosovës nuk do ta dërgojë draftstatutin për asociacionin, të propozuar nga BE-ja, në Gjykatën Kushtetuese.
Ajo deklaron se themelimi i asociacionit, i ndarë nga Marrëveshja bazë e Brukselit dhe Aneksit të Ohrit, i arritur në vitin 2023, nuk siguron normalizim të raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Sipas saj, nevojitet nënshkrimi i marrëveshjes dhe qasje e barabartë nga BE-ja që të ecet përpara në dialog. 
Kryeziu-Hyseni, e cila është edhe kryetare e Komisionit parlamentar për punë të jashtme, thotë se marrëveshja e Brukselit ka çështjen e rregullimit të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë, por e njëjta ka një radhitje të sekuencimit që duhet ndjekur.

“Për ata që duan ta shohin zgjidhjen dhe të ecin përpara me procesin e dialogut është zgjidhja. Zgjidhja është Marrëveshja bazike e arritur në Bruksel dhe plani i sekuencimit i dakorduar në Ohër. Aty është zgjidhja e këtij ngërçi që kemi mbetur këta muajt e fundit, pikërisht për shkak të insistimit të Serbisë që të shtyjë përpara vetëm çështjen e asociacionit. Kjo del përtej asaj që përcakton marrëveshja bazike… Asociacioni nuk dërgon drejt normalizimit të raporteve mes dy vendeve. Të njëjtën kohë nuk është element për të cilin ne nuk duhet të humbasim as kohë dhe as energji dhe të diskutojmë për një çështje që në këtë rast i konvenon vetëm njërit shtet”, tha Kryeziu-Hyseni. 

Sipas saj, Bashkimi Evropian ka humbur mjaftueshëm kohë duke toleruar Serbinë edhe pas shkeljeve të njëpasnjëshme të marrëveshjes.

“Është një marrëveshje bazike që është arritur ndërmjet dy shteteve, fatkeqësisht sot s’po pranon as ta nënshkruajë Serbia. Mendoj se Bashkimi Evropian ka humbur kohë mjaftueshëm duke zvarritur krejt këtë proces dhe duke lënë Serbinë të veprojë lirë jashtë asaj çka përcakton marrëveshja bazike. Madje asnjëherë s’ka pasur as presion ndaj tyre që të ulen dhe nënshkruajnë marrëveshjen bazike dhe t’i përmbahen asaj. Njëjtë s’kanë marrë masa as kur ata kanë shkelur marrëveshjen bazike. Duhet të bëhen këto sqarime para se të kërkohet ose t’i ushtrohet presion Kosovës për Asociacionin”, tha ajo.

Megjithatë, Kryeziu-Hyseni adreson kritika ndaj Bashkimit Evropian dhe emisarit Miroslav Lajçak për qasje të pabarabartë në dialog, ndërsa shprehet optimiste se një qasje e tillë do të ndryshojë pas konstituimit të Komisionit të ri Evropian.

“Besoj se kjo ka ndodhur në masë të madhe për shkak të qasjes jo të barabartë që është treguar në vazhdimësi në dialog. Besoj se tani kur figurat aktuale do të zëvendësohen me emrat e rinj që pritet të marrin detyrat e Përfaqësuesit të Politikës së Jashtme dhe ndërmjetësit të dialogut dhe të tjerëve brenda institucioneve në BE, të paktën do të ndryshojnë këtë qasje de-konstruktive në progresin e dialogut dhe të trajtojnë palët barabartë. Po ashtu, do të bëjnë përpjekje të kthehet fokusi te marrëveshja bazike”, tha deputetja e mazhorancës.

Krahas këtyre, ajo e sheh të domosdoshme heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës nga udhëheqja e re e Komisionit Evropian.

“Pres që kjo strukturë e re të ketë ndryshime në shumë aspekte. Uroj që të njëjtin ta bëjnë edhe sa i përket heqjes së masave që i janë vënë padrejtësisht Kosovës. Tashmë kemi pasur thirrje prej vendeve të ndryshme brenda BE-së që kanë kërkuar që kjo të bëhej kohë më parë. Nuk është bërë fatkeqësisht, por besoj se do të ekzistojë vullneti që kjo të bëhet qëkur kur (Kaja) Kallas të merr udhëheqjen e Politikës së Jashtme të BE-së dhe e njëjta të rishqyrtojë këtë me vendet anëtare të BE-së”, përfundon Kryeziu-Hyseni.

Asociacioni u riaktualizua më 29 tetor kur Albin Kurti tha se si kryeministër i një republike demokratike nuk mund të formojë asociacionin e komunave, i cili është ndër kërkesat kryesore ndaj Kosovës sipas një marrëveshjeje për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Gjithashtu lexoni:

Abdixhiku: Takimi ishte konstruktiv, do të vazhdojmë përpjekjet që në ditët në vijim të zhvillojmë diskutime më të thelluara

Kurti pas takimit me Abdixhikun: Nuk kemi arritur marrëveshje me LDK-në

Nis takimi ndërmjet Kurtit dhe Abdixhikut

Përurohet rehabilitimi i kanalit të Ibër-Lepencit prej 18 milionë euro, Kurti: Investim strategjik për mbrojtjen e kanalit dhe sigurinë ujore të vendit

Stradner: Serbia nxit tensione me Kosovën, OSBE të mos mblidhet në Serbi

Kosova News 17/11/2024 17/11/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
20° _ 18°
64%
1 km/h
Wed
34 °C
Thu
32 °C
Fri
35 °C
Sat
34 °C
Sun
32 °C

Lajmet e Fundit

Sot në Kosovë temperatura deri në 38°C, apel për kujdes nga të nxehtit
08:47 -05/08/2026
Kufizohet qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë
08:45 -05/08/2026
Abdixhiku: Takimi ishte konstruktiv, do të vazhdojmë përpjekjet që në ditët në vijim të zhvillojmë diskutime më të thelluara
21:42 -04/08/2026
Kurti pas takimit me Abdixhikun: Nuk kemi arritur marrëveshje me LDK-në
21:39 -04/08/2026
Humbën rrugën në malin e Çikës, nis operacioni i kërkim-shpëtimit për dy turistë në Shqipëri
20:35 -04/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?