Kryetarit të degës së AAK-së në Dragash, Selami Saitit iu është hakuar llogaria e tij personale në rrjetin social Facebook.
Këtë e ka bërë të ditur nepermjet një postimi në facebook djali i tij duke ju kerkuar ndjes për shqetësimin dhe duke ju lutur që mos të bijen pre e këtij mashtrimi.
Sipas tij njerëz të pa ndërgjegjshëm kan marrë llogarin e babait të tij si dhe ne emer të tij po kërkojnë para.
Rasti në fjalë është raportuar edhe në Polici thuhet në njoftim!
Ky është postimi i tij në Facebook:
Të nderuar miq të facebook-ut.
Iu njoftoj se facebooku në emrin e babait tim Selami Saiti është hakuar. Personi që ka hakuar facebookun po kërkon para në emer të babit tim, ndaj iu kerkoj që të mos bini pre e këtij mashtrimi. Rasti është lajmëruar në Polici.
Ju falemderojm për mbeshtetjen secilit person që ka telefonuar.
Me respekt familja Sait



