KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kryetari i trupit gjykues ia hedh fajin Zyrës së Prokurorit dhe ekipeve mbrojtëse për vonesat në procesin gjyqësor Thaçi dhe të tjerët
Siguri

Kryetari i trupit gjykues ia hedh fajin Zyrës së Prokurorit dhe ekipeve mbrojtëse për vonesat në procesin gjyqësor Thaçi dhe të tjerët

Kosova News
Kosova News 20:05 -21/02/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Në një seancën shtesë të mbajtur sot  në Gjykatën Speciale në Hagë lidhur me ecurinë e çështjes në procesin gjyqësor Thaçi dhe të tjerët, nga gjitha palët në procedurë u diskutuan planifikimet lidhur me kalendarin, kohën e marrjes në pyetje të dëshmitarëve dhe planifikimet tjera në këtë proces gjyqësor. 

Në fillim të kësaj seance, avokati mbrojtës i Kadri Veselit, Ben Emmerson foli për ekuilibrin në mes të transparencës dhe procesit të shpejt gjyqësor. Ai tha se klienti i tij ka kërkuar që procesi të mos sakrifikohet, e që të mos trajtohen të gjitha provat për hir të shpejtimit të këtij procesi gjyqësor apo transparencës.

“Duhet të trajtohen të gjitha elementët që të zbulohen çfarë ka thënë, çfarë ka bërë dhe kjo do që të jetë publike dhe ta dëgjojë i gjithë publiku në Kosovë”, tha Emmerson.

Lidhur me deklaratën e Emersonit që procesi të mos sakrifikohen dhe që provat të mos trajtohen për hir të shpejtimit të këtij procesi, por që të kemi edhe transparencë më të madhe, u pajtua edhe kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Sa i përket kalendarit të gjitha palët u pajtuan që po humbin shumë ditë dhe duhet punuar për shtimin e numrit të seancave në kalendar.

Pika më e nxehtë e diskutuar në këtë seancë ishte koha që marrin Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) dhe ekipet mbrojtëse në marrjen në pyetje të dëshmitarëve.

Të dyja palët akuzuan njëra tjetër që nuk po menaxhojnë mirë kohen e marrjes në pyetje të dëshmitarëve.

Lidhur me këtë temë, kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III, akuzoi si ZPS-në, ashtu edhe ekipet mbrojtëse për rolin e tyre në vonesat e shkaktuara.

“Mendoj që të gjitha palët kanë luajtur rolin e vet për vonesat e shkaktuara deri tani. Ju garantoj që kam dëgjuar pyetje të përsëritura shumë here nga mbrojtja, ashtu siç kam dëgjuar pyetje të përsëritura shumë here nga prokuroria”, tha Smith III.

Në fund të punimeve të kësaj seance, kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III, kërkoi nga ZPS-ja që deri më 21 maj të jep një vlerësim të ri të kohës që ju duhet për të përfunduar me çështjen e tyre.

Krejt në fund, Smith III, tha se do ketë më shumë konferenca për ecurinë e çështjes sepse, sipas tij, duket se kjo është gjeja që pjesa me e madhe pajtohen.

Gjithashtu lexoni:

Faton Peci: Sa më shumë ura në Mitrovicë, aq më shumë bie vlera e prezencës së forcave në urën qendrore

Një 30-vjeçar humb jetën në një aksident në Janiqisht të Malishevës

Drejtori i AKI-së, Petrit Ajeti, prezanton sfidat aktuale të sigurisë

Sveçla: Largimi i KFOR-it nga Ura e Mitrovicës, lajm i mirë, Kosova po forcohet

KFOR-i konfirmon largimin gradual nga Ura e Ibrit në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës

Kosova News 21/02/2024 21/02/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
20°C
Pristina
clear sky
20° _ 20°
69%
1 km/h
Tue
34 °C
Wed
33 °C
Thu
32 °C
Fri
32 °C
Sat
30 °C

Lajmet e Fundit

Kusari-Lila: S’ka alternativë tjetër përveç dialogut!
12:55 -11/08/2026
Faton Peci: Sa më shumë ura në Mitrovicë, aq më shumë bie vlera e prezencës së forcave në urën qendrore
12:50 -11/08/2026
Alica Kearns shpërndan reagimin e Ramës ndaj Vuçiqit për Ibrin: Kjo është diplomaci
11:50 -11/08/2026
Bashar al-Asad dënohet me vdekje
11:35 -11/08/2026
Edhe sot kufizimi i përkohshëm i qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë
10:53 -11/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?