KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kryetari i Shtimes reagon ndaj deklaratave skandaloze të avokatit Mujaj: E turpshme të nënçmohet Shtimja për shkak të një institucioni social
Politikë

Kryetari i Shtimes reagon ndaj deklaratave skandaloze të avokatit Mujaj: E turpshme të nënçmohet Shtimja për shkak të një institucioni social

Kosova News
Kosova News 12:51 -26/09/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetari i Komunës së Shtimes, z. Qemajl Aliu, ka reaguar ashpër ndaj një deklarate skandaloze  të avokatit Muhamet Mujaj, dhënë mbrëmë në emisionin “Krejt N’debat” në RTV Dukagjini, ku ky i fundit bëri një koment denigrues, fyes dhe nënçmues ndaj qytetit të Shtimës dhe Institutit Social që ndodhet aty.

“Nuk është naj far gare për Shtimen, me çka njihet Shtimja që e ka fitu Lëvizja Vetëvendosje, me një institucion psikiatrik atje kurgja tjetër s’ka” ka thënë mbrëmë në emision avokati Muja

Në një reagim publik, Kryetari Aliu e ftoi avokatin Mujaj për një vizitë në Shtime “për kafe dhe për të mësuar për historinë, krenarinë dhe zhvillimet që e karakterizojnë këtë komunë”, duke përmendur veçanërisht Masakrën e Reçakut dhe rolin historik të Shtimes në luftën për liri.

“Është gabim që në mënyrë të papërgjegjshme të tentohet të reduktohet identiteti i një komune për shkak të Institutit Social ku ofrohet përkujdesje meritore për pacientët që kanë nevojë nga e gjithë Kosova,” tha Aliu në reagimin e tij.

Ai shtoi se tentativa për të nënçmuar Shtimen mbi këtë bazë është “e turpshme dhe e sikletshme vetëm të mendohet aq poshtë.”

Aliu theksoi se Shtimja nuk përfaqësohet nga paragjykime të tilla, por nga ngjarje dhe figura historike madhore, përfshirë Masakrën e Reçakut, ambasadorin William Walker, dhe dhjetëra intelektualë, mjekë dhe profesionistë që kanë përfaqësuar Kosovën me dinjitet brenda dhe jashtë vendit.

Kryetari gjithashtu përmendi investimet moderne në qytet dhe projekte si Observatori dhe Planetariumi, të vetmit të këtij lloji në Kosovë, si dëshmi e zhvillimit dhe inovacionit që po e karakterizojnë Shtimen në ditët e sotme.

“Kushdo që guxon ta reduktojë Shtimen në një paragjykim të ulët, përveç mungesë respekti e ofendim të ulët, shpërfaqë edhe injorancë mbi historinë,” u shpreh Kryetari.

Në fund të reagimit, z. Aliu theksoi se avokati “duhet të ndihet i detyruar t’u kërkojë falje qytetarëve të Shtimës dhe atë sa më parë.”

Gjithashtu lexoni:

Hamza: Nuk e di a do të kthehen Thaçi dhe Veseli në politikë pas përfundimit të procesit në Hagë

​Haxhiu: Të premten do të caktoj datën e seancës konstituive

Ulutash: NATO-ja do të optimizojë praninë e KFOR-it në Kosovë

Rrustemi: Politikisht vendimin për mosthirrje të seancës konstituive e kanë në dorë edhe partitë opozitare

Shërbimi Korrektues i Kosovës nënshkruan kontratë për furnizim me municion, vlera afro 30 mijë euro

Kosova News 26/09/2025 26/09/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Fluks i madh nëpër kufij, pritjet deri në 1 orë
22:49 -23/07/2026
Hamza: Nuk e di a do të kthehen Thaçi dhe Veseli në politikë pas përfundimit të procesit në Hagë
21:54 -23/07/2026
Gjendet pa shenja jete një person në banesën e tij në Gjilan
21:17 -23/07/2026
Trumpi shqyrton mundësinë për “sulm masiv” ndaj Iranit
20:34 -23/07/2026
Bulliqi mori pjesë në aktivitetin përkujtimor për viktimat civile në Mynih
20:09 -23/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?