Kryetari i Shtimes, Qemajl Aliu, ka marrë pjesë në ceremoninë e organizuar në për shënimin e 18-vjetorit të Pavarësisë së . Aktiviteti u organizua nga Konsulli i Përgjithshëm, , së bashku me bashkëshorten e tij, , në prani të bashkatdhetarëve dhe përfaqësuesve të diasporës.
Aliu theksoi se ishte privilegj dhe nder të festonte këtë përvjetor të rëndësishëm kombëtar mes bashkatdhetarëve, duke shtuar se me Düsseldorf-in e lidhin kujtime familjare dhe një pjesë e rrugëtimit të tij profesional si mjek. Ai vlerësoi rolin e diasporës në forcimin e lidhjeve mes Kosovës dhe partnerëve ndërkombëtarë.
Sipas tij, përvjetori i pavarësisë përbën një moment reflektimi për rrugëtimin e shtetndërtimit dhe për thellimin e bashkëpunimit me shtetet aleate, veçanërisht me . Kryetari i Shtimes nënvizoi gjithashtu rëndësinë e konsolidimit të subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës përmes përfaqësimit dinjitoz nga institucionet diplomatike.
Në fund, ai shprehu mirënjohje për mikpritjen dhe organizimin e festës, duke uruar që përvjetorët e Pavarësisë të kremtohen gjithmonë me krenari dhe unitet kombëtar.


