Kryetari i Komuneës së Shtimes Qemajl Ali ka reaguar pas raportimit të disa mediave të cilat kanë dalë me tituj tendencioz duke thënë se Kryetari i Shtimes Qemajl Aliu blenë brekë e maica për punëtorët e Komunës.
Në një intervistë për KosovaNews kryetari i shtimes ka thënë së media të tilla e kanë humb fokusin dhe humanizmin dhe nuk janë aspak profesionale duke thënë se komuna e Shtimes këto veshmbathje nuk i ka blerë për punonjësit e saj por për banorët e qendrave rehabilituese që janë me të meta fizike dhe mendore.
“ Mediat e kanë hup fokusin dhe humanizmin dhe nuk janë aspak profesionale. Në Komunën e Shtimes ne kemi instituticone te cilat kanë pacient me nevoja te veçanta që janë të paaftë të jetojnë vetëm ata janë rezidencial aty dhe janë 12, atyre duhet t’iu blehen veshmbathje, brekë, edhe maica të brendshme etj.
Kryetari Aliu ka kritikuar dhe është shprehur i revoltuar me mediat duke thënë se media të tilla shkojnë deri aty sa që prekin dinjitetin e njeëzve me nevoja të veçanta, ai ka shtuar se në një shtet funksional gazetarë të tillë mund të përfundojnë në burg.
“Mediat te tilla shkojnë deri aty saqë prekin edhe dinjitetin e këtyre njerëzve me nevoja të veçanta ne kemi në kuadër të drejtorisë së shëndetësisë dhe mirëqenies sosciale kemi qendrën rezidenciale ose ndryshe quhet shtëpia ekomunitetit ku jetojnë njërëz me nevoja të veçanta ata duhet me i ushqy me i veshmbath porandaj ai tender është edhe për atë qendër, është edhe për çerdhen kështu që mediat para se me ba këtë lajm e kësilloj artikujsh fillimisht duhet me pyet dhe jo me u ba faqja e zezë. Mediat të tilla e kanë humb arsyen se cdo profeison e ka një etikë profesionale, ato nëse dojnë me goditë Qemail Aliun nuk kanë nevojë me i godit ata pacientat atje që janë në hall të keq dhe kanë fatin e keq në jetë dhe nuk dinë ta menaxhojnë vetën. Prandaj ka institucione që kujdesen edhe për ta dhe me një shtet funksional mundesh me perfundu edhe ne burg”. Ka thënë Aliu për KosovaNews.









