KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kryetari i Prishtinës shkel ligjin, e shton edhe një drejtori të re duke e ndarë Drejtorinë e Kadastrës nga ajo e Pronës
Politikë

Kryetari i Prishtinës shkel ligjin, e shton edhe një drejtori të re duke e ndarë Drejtorinë e Kadastrës nga ajo e Pronës

Kosova News
Kosova News 17:00 -13/01/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka vendosur të shtojë numrin e drejtorive në Komunën e Prishtinës, duke e çuar atë nga 16 në 17, në kundërshtim të plotë me Statutin e Komunës dhe vendimin e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL)

 Përparim Rama ka ndarë sërish Drejtorinë e Kadastrës nga ajo e Pronës. 
Ai ka emëruar Vigan Kastratin e LDK-së në pozitën e Drejtorit për Kadastër në Komunën e Prishtinës këtë e ka konfirmuar  Kastrati me mjë postim në rrjetin social Facebook. 

“Me propozim të kryetarit të Komunës së Prishtinës z.Përparim Rama, jam emëruar në pozitën e Drejtorit për Kadastër në Komunën e Prishtinës. Besimi që më është dhënë nga kryetari Rama për mua është një privilegj, por në anën tjetër është edhe një përgjegjësi para qytetarëve të Prishtinës. Unë si drejtor do të jem në shërbim të të gjithë qytetarëve të Prishtinës, duke ditur se detyra ime e re kërkon një angazhim shtesë, e që unë ashtu siç kam vepruar edhe më parë, do të jem i pakursyer në shërbim të qytetarëve”, ka shkruar Kastrati.

Drejtor i Pronës është emëruar Brahim Mehmetaj nga AAK-ja. 

Rama në shkurt të vitit të kaluar pati njoftuar se ka vendosur që Drejtoria e Pronës dhe Drejtoria e Kadastrës të shkrihen në një Drejtori të Pronës dhe Kadastrës. 

Deri tani drejtoreshë e Pronës dhe Kadastrës ka qenë Doruntinë Maloku, e cila është shkarkuar nga Rama, në fund të dhjetorit të kaluar.

Në fillim të mandatit, Rama kishte bashkuar Drejtorinë e Pronës me Drejtorinë e Kadastrit, duke e emëruar Dorontin Malokun si drejtues. Por, pas shkarkimit të Malokut, këto drejtori janë ndarë sërish në dy, me Brahim Mehmetajn të AAK-së në krye të Drejtorisë së Pronës dhe tash me Vigan Kastratin e LDK-së në krye të Kadastrit.

Statuti i Komunës së Prishtinës, i miratuar në vitin 2010, përcakton qartë se kryeqyteti duhet të ketë vetëm 11 drejtori. Çdo ndryshim në numrin e drejtorive kërkon amendimin e Statutit nga Kuvendi Komunal me shumicë prej 2/3 të votave. Mirëpo, Rama ka shmangur këtë procedurë ligjore, duke themeluar drejtori të reja pa ndryshuar Statutin.

Gjithashtu lexoni:

Kurti: Gërmimet në Zubin-Potok do të vazhdojnë me muaj, pasi eshtrat janë të shpërndara

Kurti viziton Kalludrën, ku po zhvillohen gërmime për varrezë masive

Çmimi i naftës shkon në 1.77 euro për litër, Ministria publikon çmimet tavan për sot

Kandiq reagon pas arrestimit në Serbi dhe nisjes së zhvarrimeve

Qeveria në detyrë mban mbledhje elektronike, merr disa vendime

Kosova News 13/01/2025 13/01/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
18° _ 18°
66%
1 km/h
Sun
34 °C
Mon
33 °C
Tue
35 °C
Wed
34 °C
Thu
27 °C

Lajmet e Fundit

Prokuroria Speciale: Ende herët të flitet për rezultate të sakta nga gërmimet në Zubin Potok
15:44 -01/08/2026
Tre persona arrestohen në kufirin Maqedoni-Kosovë, u kapen duke ngarkuar mall të kontrabanduar
15:29 -01/08/2026
Haxhiu: Janë dokumentuar 12.230 viktima të luftës në Kosovë
14:59 -01/08/2026
Vrasja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror
14:23 -01/08/2026
Gjenden mbetje mortore njerëzore në Rahovec, rasti nën hetim nga IML
13:59 -01/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?