KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kryetari i Odës Ekonomike: Kompanitë kosovare po marrin punëtorë nga jashtë, do të kenë probleme
Ekonomi

Kryetari i Odës Ekonomike: Kompanitë kosovare po marrin punëtorë nga jashtë, do të kenë probleme

Kosova News
Kosova News 16:57 -23/10/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka thënë se nga ardhja e tij në krye të OEK-ut ka bërë takim me institucionet udhëheqëse të vendit duke adresuar kërkesat e bizneseve.

Ai shtoi se kërkesat që i janë parashtruar ministrive të ndryshme janë trajtuar me prioritet shumë të lartë, që sipas tij ky është edhe një lajm shumë i mirë për bizneset.

“Unë si kryetar i Odës, ashtu siç e kërkon protokolli i shtetit i kam adresuar kërkesat nëpër institucionet e vendit, takimin e parë e kam realizua me Kryeparlamentarin një takim shumë të mirë, ai ka shprehur mbështetjen e tij për ti ndihmuar bizneset nëpërmjet komisioneve të Kuvendit. Varësisht kërkesave të bizneseve që kanë ardhur kemi pasur kërkesa për ministri të caktuara dhe e them me sinqeritet se janë trajtuar me prioritet shumë të lartë, kjo është një lajm shumë i mirë edhe bizneset vetë e kanë parë që ministrit përkatëse janë përgjigjur kërkesave dhe shpresojmë që ka bashkëpunim të thellohet” tha ai.

Në anën tjetër, Rafuna shprehu shqetësimin e tij në lidhje me Ligjin për Investime Strategjike, ai tha se ky ligj është shumë problem për një investitor strategjik dhe se duhet të ndryshohet me urgjencë.

- Reklamë -

“Besoj që Ligji për Investime Strategjike nuk e ka arritur qëllimin për çka është sjellë. Vetë procedurat brenda atij ligji që parashohin disa afate të tej zgjatura është shumë problem për një investitor strategjik që të vije dhe nëpërmjet atij ligji të futet në Kosovë, për arsye se një investitor strategjikë që vjen me investuar me miliarda në Kosovë ai nuk humbë kohë duke kaluar nëpër procedura të ndryshme të ligjit. Ky ligj duhet me urgjencë me u ndryshua, ne si Odë Ekonomike do ta kemi brenda Odës një sektor i cili do të jetë për investimet e huaja” tha ai.

Rafuna shtoi se problem në Kosovë është edhe mungesa e punëtorëve, pasi sipas tij të rinjtë janë duke ikur nga vendi për shkak të një jete më të mirë.

Ai shtoi se sektorët më të atakuar nga kjo dukuri janë sektori i ndërtimtarisë, gastronomisë dhe sektori i prodhimit.

Rafuna tha se nga mungesa e punëtorëve do tu shfaqen probleme shumë të mëdha bizneseve të cilat sipas tij do të detyrohen të importojnë fuqi punëtore nga jashtë vendit.

“Sektorët më të atakuar për mungesë të punëtorëve janë sektori i ndërtimtarisë, gastronomisë dhe sektori i prodhimit, këto janë tri sektorët që na kanë shfaqur shqetësimin e madh për mungesë të punëtorëve. Pse janë duke ikur punëtorët janë disa arsye, e para sepse janë në kërkim të një jetë më të mirë, e dyta ne duhet të punojmë shumë me institucionet e vendit që ta kemi një strategji të re se si ta parandalojmë ikjen e të rinjve” tha Rafuna”.

“Problemet do të shfaqen në mungesë të punëtorëve, sepse kompanitë do të jenë të detyruara të riorganizohen, do të jenë të detyruara që të importojnë fuqi punëtore prej vendeve të tjera.  Tashmë kanë filluar të vinë, sidomos prej Turqisë me importuar fuqi punëtore, që kjo nuk është një zgjidhje për biznesin” tha ai. /EO

Gjithashtu lexoni:

Diaspora voton masivisht, pjesëmarrja arrin 80.85%

Luan Aliu falënderon qytetarët për mbështetjen: Shihemi nesër pas orës 19:00 për të festuar fitoren që e ndërtuam bashkë

Siguri e shtuar në Aeroportin e Prishtinës një ditë para zgjedhjeve

KQZ del me njoftim, 3 dokumentet që lejojnë të votoni nesër!

Publikohen çmimet e derivateve për sot

Kosova News 23/10/2022 23/10/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
20°C
Pristina
broken clouds
20° _ 20°
76%
2 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
17 °C

Lajmet e Fundit

Kurti mbyll fushatën: “Kjo verë dallon”
22:40 -06/06/2026
Kurti: Qeverisja e re do të sjellë investime të mëdha në mbrojtje
22:38 -06/06/2026
Rama reagon ndaj mediave ndërkombëtare për protestën në Zvërnec: “Histeri digjitale”
22:33 -06/06/2026
Policia dhe Prokuroria thirrje qytetarëve: Raportoni parregullsitë gjatë procesit zgjedhor
22:30 -06/06/2026
Diaspora voton masivisht, pjesëmarrja arrin 80.85%
22:28 -06/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?