Kryetari i Bujanocit, Arbër Pajaziti, ka pritur të mërkurën në kabinetin e tij kapitenin e Shqipërisë në futboll, Berat Gjimshiti. Pasi i ndahu mirënjohjen, kryetari Pajaziti, pati edhe një porosi për mbrojtësin e Shqipërisë dhe Atalantas.
“Duhet ta mposhtësh Serbinë”, iu drejtua Pajzaiti mbrojtësit Gjimshiti.
I menjëhershëm në përgjigje ishte edhe Gjimshiti. “Me kësmet”, tha shkurt Gjimshiti.
Pas përgjigjes së Gjimshitit një prej pranishmëve në takim kërkoi nga Pajaziti të përsëriste edhe njëherë kërkesën e tij. E pasi Pajaziti përsëriti se pret të mposhtin Serbinë, Gjimshiti ktheu sërish një përgjigje të shkurtër. “Do Zoti”, ka thënë Gjimshiti.
Ndeshja Shqipëri – Serbi zhvillohet në Tiranë dhe i takon kualifikimeve për Botërorin 2026. Ndeshja e 7 qershorit në Arenën Kombëtare pritet me interesim shumë të madh.